Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një histori e shëmtuar (dhe e zakonshme) shqiptare

Nga: Skënder Minxhozi

Ilir Meta ka vendosur të thotë “Jo” deri në fund. Siç tha për zgjedhjet, si thotë thuajse përditë për ligjet që i vijnë nga Parlamenti, apo për sa e sa firma e shkresurina që i duhet të firmosë gjatë mandatit të tij të mërzitshëm presidencial. Këto orë kryetari ynë i shtetit sajoi rrëmujën e radhës, që lidhet edhe një herë me të përjetshmen reformë në drejtësi.

Një rrëmujë procedurale që vetëm shqiptarët me shtetin e tyre njëqind e ca vjeçar, dinë të krijojnë. Kuvendi ka ndërhyrë për të zgjidhur lëmshin kushtetues që lidhet me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke krijuar një situatë paradoksale, që ne banorët e këtij vendi e kujtojmë fort mirë. Ju kujtohet kur presidenti shpalli fillimisht zgjedhjet lokale më 30 qershor, e më pas i anuloi? Ju kujtohet kur perëndimorët u detyruan të ndërhyjnë në këtë sherr, ku merrte pjesë edhe opozita me shashka në dorë, për të ngulur këmbë që 30 qershorin të mos e merrte para turma me shtiza e shishe boje?

Po më vonë, gjatë protestave, a ju kujtohet kur ambasadat detyroheshin që para secilës prej tetë protestave kombëtare, të nxirrnin nga një manual të veçantë për gjërat që s’duheshin bërë para Kryeministrisë (mos thyeni, mos digjni, mos ushtroni dhunë)?

E pra ja ku ndodhemi sërish në të njëjtën gjendje qesharake, kur kreu i shtetit bllokon gjykatën që do e gjykojë së afërmi, ndërkohë që amerikanë, evropianë e gjermanë turren për të duartrokitur shbllokimin e procesit nga Parlamenti. Ndodhemi në të njëjtin ngërç, me aktorë të njëjtë, për të njëjtat arsye: bllokimin e shtetit dhe reformave që ai kërkon të ndërmarrë!

Po bëhet gjithnjë e më vështirë të besohet, pesë vjet pasi reforma në drejtësi ka startuar, se kjo opozitë dhe ky president e kanë seriozisht për zemër këtë operacion epokal pastrimi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kjo akuzë është thënë e stërthënë, po ja që mesa duket duhet përsëritur. Lista e gjatë e rrethanave ku opozitarët e kanë vënë veten e tyre me vullnet të plotë, kundër përmbushjes së reformës, tashmë heq çdo mundësi për të recituar alibinë e përjetshme “ne e duam, Rama bën sikur e do”!

Situata e krijuar nga pastrimet që po bën Vetingu në drejtësi, kanë sjellë jo vetëm bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, por kanë prodhuar urgjencë dhe keqfunksionim të të gjithë sistemit, me vakumin e madh që kanë krijuar.

Kur Bundestagu, siç e kujtonte pak më parë ambasadori gjerman, parashtroi nevojën urgjente të funksionimit të gjykatave, të gjithë, përfshirë Metën dhe opozitën, thanë se piketat e Bundestagut ishin udhërrëfyesi i vetëm drejt daljes nga kolapsi juridik i vendit.

Dhe çfarë ndodhi?! Në më të parin rast që u paraqit, u tentua të bllokohet Gjykata Kushtetuese. Lufta personale e Ilir Metës u bashkua edhe një herë tjetër me interesat po aq meskine të opozitës. Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur…

 

 

Tags: Gjykata KushtetueseMetaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
KLP miraton me sukses metodologjinë për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

KLP miraton me sukses metodologjinë për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

Nxori në pritë shokun e ngushtë/ Policia: Si u vetëdorëzua Alia

Nxori në pritë shokun e ngushtë/ Policia: Si u vetëdorëzua Alia

Nga Arta, te Arta (ose 28 kamiona nda’ për 7 bataliona)

Nga Arta, te Arta (ose 28 kamiona nda’ për 7 bataliona)







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Duhet transparencë në financimin e partive. Gonzato: Reforma e domosdoshme
Aktualitet

Ambasadori i OSBE: Duhet transparencë në financimin e partive. Gonzato: Reforma e domosdoshme

by mirseda
11:19 | 03/03/2026
0

Sot u mbajt tryeza e konsultimeve në Komisionin e realizimit të Reformës zgjedhore. Ambasadori i Prezencës se...

Raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Ballukun: Prokuroria konfirmoi se kërcënoi dëshmitarët

Raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Ballukun: Prokuroria konfirmoi se kërcënoi dëshmitarët

11:17 | 03/03/2026
Motra e Mateos reagon për Rogertin: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Motra e Mateos reagon për Rogertin: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

10:43 | 03/03/2026
Mbi 1 vit prapa hekurave/ Nisja e gjyqit në themel për Veliajn, caktohet data

Mbi 1 vit prapa hekurave/ Nisja e gjyqit në themel për Veliajn, caktohet data

10:39 | 03/03/2026
Gjiknuri: Duhet transparencë nga partitë politike për burimet financiare

Gjiknuri: Duhet transparencë nga partitë politike për burimet financiare

10:37 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com