Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Muzikanti i pazakontë bën muzikë me gota qelqi

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Muzikanti Jamey Turner zgjodhi një rrugë të pazakontë karriere, duke prodhuar tinguj muzikorë nga gotat e qelqit të mbushura me ujë. Ai rrëshqet me mjeshtëri mollëzat e gishtërinjëve mbi buzët e gotave, duke krijuar një sërë notash muzikore. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Deborah Block shkoi në Aleksandria të shtetit Virxhinia ku mjeshtri i pazakontë i muzikës tërheq shumë turistë me tingujt që krijon.

Muzikanti me gota, Jamey Turner, tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve në Aleksandria, me melodinë e famshmetë Bethovenit “Ode to Joy”.

Ai ka mbi 25 vjet që ofron tingujt e muzikës në rrugët e Aleksandrias. Turistë të shumtë vizitojnë “Qytetin e Vjetër” historik pak kilometra larg kryeqytetit, shumë prej tyre janë të huaj. Nicole Schwarss është turiste nga Gjermania.

“Është hera e parë që dëgjoj diçka të tillë. Është fantastike.”

Almudena Casdaneda është vizitore nga Meksika.

“Një mënyrë e veçantë për të prodhuar muzikë dhe duket mjaft e vështirë, sidomos të mbash mend tingujt që prodhon secila gotë.”

78 vjeçari Jamey Turner filloi të prodhonte tinguj nga gotat me ujë 50 vjet më parë. Megjithëse ai u bie instrumenteve të tjera, ky është pasioni i tij.

“Instrumenti që më ngjalli imagjinatën ishte tingulli që dëgjova kur im atë luante me një gotë në tavolinën e darkës, kur unë isha 6 vjeçar.”

Ai monton me llastik 60 gota të ndryshme vere mbi një dërrasë. Çdo gote i jep tingullin përkatës në bazë të masës së ujit të distiluar që ai përdor. Ndërsa Turner rrëshqet gishtat mbi buzët e gotave, më të voglat prodhojnë nota më të larta, ndërsa gotat e mëdha çlirojnë nota më të thella.

“Sa më shumë ujë ka gota, tingulli bëhet më i ulët”, sqaron artisti.

Disa vizitorë patën rastin të provojnë gotat më të mëdha. Vogëlushja Joeli Pepe nga Nju Jorku është mjaft kureshtare.

“Nuk e dija që gotat shërbejnë edhe si instrument. Nuk e dija që prodhonin kaq shumë tinguj.”

Muzika nga gotat e qelqit ishte popullore në vitet 1700, kur kompozitorët klasikë si Moxarti krijuan muzikë pikërisht për këtë instrument. Zoti Turner luan disa lloje melodish, përfshirë këtë pjesë popullore kineze.

Ky talent i ka siguruar muzikantit jetesën, edhe pse ka interpretuar me orkestra të njohura amerikane, trasmeton voa. Ndërsa ka pak njerëz që përdorin gotat si instrument muzikor, Turner shpreson që gjeneratat e ardhshme ta trashëgojnë atë.

“Mendoj se po përhapet. Shumë njerëz kanë parë videot e mia në Youtube; kam parë videot e shumë njerëzve që eksperimentojnë me këtë instrument. Kur dëgjon tingujt e saj, buzëqeshja lind vetvetiu.”

Tags: gotai pazakontëMuzikantimuzikëqelqi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Huesca provon të bëjë surprizën, Barcelona ia bën 8 me 2 (Video)

Mashtrimi i madh me librat falas

Kundërsulm “vrastar”, Napoli e nis sërish në disavantazh (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB

by mirseda
13:45 | 05/06/2026
0

Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta...

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

13:31 | 05/06/2026

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:20 | 05/06/2026

Deputeti i PD: Qeveria po ndan Shqipërinë, qytetarët të protestojnë!

13:12 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com