Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Muzikali “Anastasia” bën turne në disa vende të botës, por jo në Rusi

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Muzikali “Anastasia” bën turne në disa vende të botës, por jo në Rusi

Një komedi muzikore e Broadway-it, me personazh kryesor gruan që mendohet të jetë anëtarja e fundit e mbijetuar e familjes mbretërore ruse, fillon së shpejti një turne në Shtetet e Bashkuara, Europë, Azi dhe Amerikën Latine. Por ironikisht, Rusia është vendi ku muzikali “Anastasia” nuk do të shkojë gjatë këtij turneu:

Anastasia, vajza e vogël e Car Nikollës së Dytë vërtet ka qenë ruse, por sot roli i saj intrepretohet në spanjisht, gjermanisht dhe koreançe.

Muzikali “Anastasia” do të vazhdojë të jepet në vende të ndryshme të botës.

“Që në fillim, zbuluam që shfaqja jonë tërhiqte audiencat në mbarë botën. Në mesin e spektatorëve ka njerëz që flasin të gjitha gjuhët e botës.” – thotë producenti i shfaqjes, Tom Kirdahy.

Por në rusisht, ende jo. Muzikali “Anastasia” nuk ka për t’u shfaqur gjatë turneut në atdheun e vet historik.

Pengesat nuk lidhen me politikën, apo linguistikën, por historia e

“Anastasias” dhe familjes së saj ka një kuptim më të thellë dhe më kompleks për rusët.

“Muzikali do të duhet të rikonceptohet për publikun rus. Me këtë nënkuptoj kodin kulturor ku bazohet mentaliteti rus. Ne e shohim historinë tonë ndryshe nga amerikanët, apo europianët,” – thotë producenti Dmitiri Bogachev.

Megjithatë, Dmitry Bogachev nuk donte që muzikali të jepej në fillim në Moskë.

Bogachev është i vetmi rus mes 700 anëtarëve të Ligës së Producentëve të Broadway-it.

Thjeshtëzimi i subjektit për t’u bërë më i pëlqyeshëm për familjet bëri që shfaqja fillimisht të jetë e suksesshme në Nju Jork.

“Muzikalin vijnë ta shohin familjet me fëmijë të vegjël dhe adoleshentë. Atyre u duhet shpjeguar revolucioni i vitit 1917, ekzekutimi i familjes Romanov…Këtë nuk ka nevojë t’ja shpjegosh publikut rus, që do ta shihte këtë të panevojshme.” – thotë producenti.

Shfaqja “Anastasia” jo vetëm që arriti sukses në publik. Ajo mori dy emërime për çmimin “Tony” në vitin 2017, për aktoren më të mirë dhe për stilizimin e kostumeve.

“Është një shfaqje muzikore shumë e bukur. Aktorët janë të mrekullueshëm; skenografia është më e mira që kam parë deri më sot: skena realiste të lumit, pyllit, borës… Është një shfaqje fantastike!”– thotë Presidentja e Ligës së Broadway-it, Charlotte St. Martin.

Shfaqja e muzikalit “Anastasia” në vende të ndryshme të botës nuk ishte diçka e vështirë. Shumë nga këngëtarët e kanë ditur që nga fëmijëria kush ishte Anastasia dhe ç’përfaqëson ajo.

“Anastasia ishte një model për mua në fëmijëri dhe vazhdon edhe sot. Shumë të reja frymëzohen prej saj, një grua e fortë, e pavarur, që bën gjithshka për të arritur synimet e saj dhe e zgjedh vetë drejtimin e jetës së saj.”- thotë aktorja Judith Caspari, nga Gjermania.

Muzikali do të zhvillojë turne në Shtetet e Bashkuara deri në fund të nëntorit dhe më pas do të shkojë në Europë. Ende nuk dihet se kur do të shkojë në Moskë Dukesha e Madhe e Rusisë.

Tags: “Anastasia”bënMuzikalinë disarusite botesturnevende

TË LIDHURA

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume
Aktualitet

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

09:19 | 14/03/2026
Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”
Kultura

Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”

09:54 | 10/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Vichai dhe “Dhelprat”, historia që nuk do ta harrojë asnjë tifoz futbolli (Video)

Vichai dhe “Dhelprat”, historia që nuk do ta harrojë asnjë tifoz futbolli (Video)

U turpërua nga Barcelona, trajneri i Real Madrid merr vendimin për të ardhmen

U turpërua nga Barcelona, trajneri i Real Madrid merr vendimin për të ardhmen

Vrasja e ekstremistit, grekët protestë para ambasadës në Athinë: Shqiptarët janë qen

Vrasja e ekstremistit, grekët protestë para ambasadës në Athinë: Shqiptarët janë qen







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com