Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Muzaka ndëshkon ish-skuadrën, Skënderbeu prek titullin kampion (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Muzaka ndëshkon ish-skuadrën, Skënderbeu prek titullin kampion (Video)

Skënderbeu mposht Flamurtarin në supersfidën direkte për titull, me gol të Muzakës në minutën e 83’. Kjo fitore mund të ketë vulosur edhe fatin e kampionatit, që tashmë duket se titulli do të rikthehet në Korçë me një diferencë pikësh 11 nga vendi i dytë. Veç gëzimit të golit, festimet janë pasuar edhe me momente ankthi, veçanërisht për mbrojtësin Osmani, që është parë të nxitojë drejt pankinës, aty ku ambulanca nxitoi të japë ndihmën e shpejtë për një të afërmin e futbollistit që ka shfaqur probleme në ato momente.

Korçarët kanë arritur në kuotën e 43 pikëve, me një epërsi prej plot 11 pikësh nga vendi i dytë ku ndodhet pikërisht Flamurtari, bardhekuqtë kanë mbërthyer me një dorë trofeun. Flamurtari bëri një paraqitje dinjitoze, por nuk arriti të jetë asnjëherë i qartë para portës, ku arriti të rrezikonte vetëm Alvesh me disa goditje nga distanca. Tashmë vlonjatët rrezikojnë edhe vendin e dytë në klasifikim, me ndjekësit që ndodhen shumë pranë.

Janë pikërisht vendasit ata që në pozitat e favoritit tentojnë të imponohen dhe shumë shpejtë kanë të gjitha shanset për të konkretizuar superioritetin e tyre. Fillimisht me James dhe më pas me Soëe, brenda vetëm 10’ minutave të para të lojës, Skënderbeu shpërdoroi dy shanse shumë të mira për të kaluar në avantazh, por pa saktësi në finalzim nga të dy sulmuesit. Flamurtari nuk ka forcën për të rrezikuar portën korçare.

Në fraksionin e dytë të lojës, presingu në gjysmëfushën vlonjate u rrit ndjeshëm. Për pasojë në të 69’ James shërben për Sowe që në hyrje të zonës, i vetëm përballë Nurkovic gjuan, por jashtë kuadratit. Korçarët vijojnë të rrezikojnë me Lilaj e më pas Zuka për pak nuk shënoi autogol. Alves është i vetmi në kampin vlonjat që kërcënon portën bardhekuqe me goditje nga jashtë zone. Skënderbeu kalon në avantazh në minutën e 83’, kur topi i shërbyer nga Radas, pas një rrëmuje në zonën vlonjate, ka përfunduar në rrjetë.

Tags: ish-skuadrënkampionmuzakandëshkonprekSkenderbeutitullin

TË LIDHURA

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Next Post
Shqipëria humb 57 mln dollarë, dështim katastrofik i Ramës

Shqipëria humb 57 mln dollarë, dështim katastrofik i Ramës

Duro: Nuk e meritonim humbjen, mos më dënoni

Duro: Nuk e meritonim humbjen, mos më dënoni

Përplasja Mourinho-Pogba, portugezi: Profesionisti më i madh që kam punuar

Përplasja Mourinho-Pogba, portugezi: Profesionisti më i madh që kam punuar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale
Politikë

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

by mirseda
12:42 | 11/02/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar për emërimin në detyrën e Prefektit...

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com