Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e bukës

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhore për të gjithë sektorët e ekonomisë. Emigrimi i lartë i popullatës mbetet një nga faktorët kryesorë të mungesës së fuqisë punëtore. Prodhuesit e bukës gjithashtu janë të shqetësuar se mungesa e specialistëve të përgatitjes së brumit mund të sjellë shumë shpejt në Shqipëri tendencën e prodhimit të industrializuar të bukës.

“Problemin e punëtorëve po e vuajmë sepse shqiptarët nuk duan të punojnë në vendin e tyre. Kemi rritur pagat dhe përkujdesjen ndaj punëtorëve.

Mendoj se shqiptarët janë ende të lidhur me psikozën e viteve ‘90 për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që furrat e bukës kanë nevojë për specialistë, si në furra buke, ashtu edhe në pastiçeri. Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës.

Gjithashtu specialistë të brumit nga vendi ynë po emigrojnë në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe Greqi. Por mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e prodhimit të bukës. Ne nuk e duam mekanizimin e saj, pasi nuk është në traditën tonë.

Ky sistem do të kërkonte linjë të re prodhimi, do të kërkojë dhoma frigoriferike, do të kërkojë më tepër kosto prodhimi. Përveç kësaj Shqipëria do të humbasë një traditë, atë të prodhimit të bukës në kushte artizanale”, u shpreh Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive.

Për periudhën 2021-2022, çmimi i bukës është rritur 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë.

Në mesin e muajit mars, çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda, për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti.

Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive, thotë se rritja e çmimeve të bukës masive deri në 120 lekë ka qenë individuale, ku në shumë furra të tjera çmimi nuk ka ndryshuar, duke amortizuar koston te marzhet e fitimit, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit mes prodhimit dhe konsumit.

“Ashtu siç reflektohet ka një zgjatje të situatës së vështirë të çmimeve që nisi që nga pandemia e Covid-19 dhe u bë edhe më problematike me fillimin e luftës, duke përcjellë edhe ndikime psikologjike.

Për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, çmimet janë rritur nga disa biznese, ndërsa në të tjera nuk ka pasur rritje. Disa furra buke kanë amortizuar fitimet, për të mos prekur konsumatorin. Furrat e bukës janë prekur më shumë nga rritja e çmimit të miellit, vajit, margarinës, majasë dhe karburantit.

Për të përballuar shtrenjtimin e çmimit të karburantit, furrat e bukës kanë kufizuar lëvizjet, duke bërë vetëm lëvizje të planifikuara. Ndërkohë konsumi është rritur, jo vetëm në qytetet e bregdetit, por edhe në zonat e tjera”, pohoi ai. /Monitor

Tags: bukefuqia punetore

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

LAJM I FUNDIT/ Bie Qeveria e Malit të Zi

“Jam krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë”, Abazoviç reagon pas rënies së qeverisë së Malit të Zi

Meksikë/Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com