Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A mund t’i mbijetojë Trumpit, aleanca SHBA-Evropë?

7 vjet ago
in Të Gjitha
A mund t’i mbijetojë Trumpit, aleanca SHBA-Evropë?

“Foreign Policy”/Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ishte Lufta e Irakut, ajo që ndau Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Pesë vjet më parë, ishte skandali se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin përgjuar telefonin celular të kancelares gjermane.

Por vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit, dhe përqafimi prej tij i një qasje proteksioniste ndaj tregtisë, madje edhe me aleatët më të ngushtë, ka shkaktuar një të çarë në aleancën e tyre trans-atlantike, një e çarë kaq e madhe që mund të rrezikojë dekada të stabilitetit dhe prosperitetit për Perëndimin, dhe nga e cila mund të përfitojnë dy fuqitë e tjera globale:Rusia dhe Kina.

Nismat e Shtëpisë së Bardhë, janë në qendër të kësaj ndarje, por ato shkojnë përtej tyre. Të dyja palët po përballen me parimet bazë, duke vënë në pikëpyetje vlerat dhe qasjen e përbashkët ndaj botës, që ka diktuar marrëdhëniet midis Europës dhe Uashingtonit që nga vitet 1940.

Udhëheqësit evropianë, kanë pasur debate me Trump që në kohën kur ky ishte një kandidat presidencial, dhe vuri në pikëpyetje vlerën e aleancës së NATO-s, ndërsa reaguan kundër asaj që ai e quajti një tregti të padrejtë të vendeve evropiane.

Por gjatë vitit të tij të parë në detyrë, në kryeqytetet evropiane pati një ndjesi lehtësimi, se veprimet e Trump nuk përputheshin dhe aq me retorikën e tij.

Kjo ndjenjë normaliteti, u forcua edhe nga mesazhet e zyrtarëve të lartë të administratës, si zv.presidenti Mike Pence dhe Sekretari i Mbrojtjes James Mattis, së bashku me dy ish-zyrtarë – sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster.

Por me largimin e Tillerson dhe McMaster, sjellja e administrates Trump është bërë më agresive. Aleatët europianë, që po punojnë për të rregulluar marrëveshjen bërthamore të Iranit, thonë se ata ishin të verbër kur Trump u befasua nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj Teheranit, dhe kjo pavarësisht nga pajtueshmëria e padiskutueshme e Iranit me kushtet e marrëveshjes së vitit 2015.

Të enjten, udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës përsëritën angazhimin e tyre të vendosur ndaj marrëveshjes së Iranit, dhe premtuan të punojnë me palët e mbetura në marrëveshje për të mbajtur atë gjallë.

Europa duket e përgatitur të ecë përpara në mënyra më drastike, kundër asaj që shumë udhëheqës tani e shohin si një përpjekje të njëanshme të SHBA-së, për të vënë diplomatikisht në rresht pjesën tjetër të botës. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se Brukseli do të fillojë aktivizimin e të ashtuquajturave statute bllokimi, për të mbrojtur kompanitë evropiane nga mundësia e sanksioneve ekonomike të SHBA, në rast se bëjnë biznes me Iranin.

Statutet janë hartuar që në vitet 1990, në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të mëparshme të SHBA-së mbi Kubën dhe vendet e tjera, por ato nuk janë përdorur asnjëherë. Juncker tha gjithashtu se Banka Evropiane e Investimeve, krahu i BE-së për huadhënien, do të jetë në dispozicion për të garantuar financimin e investimeve evropiane në Iran. Trump po kërcënon sovranitetin e politikës së jashtme të Evropës, tha në një konferencë të premten e shkuar ish-kryeministri suedez, Carl Bildt.

Këtë pranverë, administrata Trump vendosi tarifa të larta për eksportin e çelikut dhe aluminit nga një numër vendesh, duke përfshirë disa aleatë të NATO-s. Ndërsa Trump i siguroi BE-së një përjashtim të përkohshëm, për të arritur një marrëveshje më të gjerë tregtare, ky afat skadon më 1 qershor dhe në në horizont s’ka asnjë shenjë të një marrëveshjeje.

Në fakt, administrata Trump thuhet se po ushtron presion mbi Gjermaninë – objektivi kryesor i luftës tregtare të Trump – për të zbehur mbështetjen e Berlinit ndaj një projekti të madh energjitik rus, nëse shpreson të sigurojë një përjashtim të përhershëm ndaj tarifave të çelikut, madje duke kërcënuar me sanksione kompanitë evropiane që marrin pjesë në projekt.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron, është shprehur se s’mund të zhvillohen bisedime serioze dypalëshe mbi tregtinë, deri sa Uashingtoni t’i garantojë Europës një përjashtim të përhershëm ndaj tarifave të çelikut.

Dhe Brukseli është duke përgatitur tarifat e veta të ashpra dhe hakmarrëse ndaj miliarda dollarëve të eksporteve të huaja të SHBA-së, si xhinset e njohura Levi dhe motoçikletat Harley-Davidson.

Me Uashingtonin dhe Brukselin në grindje mes tyre, Moska dhe Pekini do ta kenë më të lehtë të riformatojnë rendin ekzistues ndërkombëtare. “Putini e ndjen veten si një fitues të përkohshëm në këtë situatë të re”- tha për Financial Times, Norbert Röttgen, kryetar i komitetit të punëve të jashtme në Bundestagun gjerman.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: aleancambijetojeSHBA-EvropëTrumpit

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Përplasje e fortë PD-PS/Noka:Të shtunën largojmë qeverinë. Braçe: Bujrëm!

Përplasje e fortë PD-PS/Noka:Të shtunën largojmë qeverinë. Braçe: Bujrëm!

Thirrja e fortë e ekspertit: Mos u mashtroni! Shqipëria e Kosova s’janë të armatosura…

Thirrja e fortë e ekspertit: Mos u mashtroni! Shqipëria e Kosova s’janë të armatosura...

Eli Fara feston ditëlindjen, Marina i bën urimin më special

Eli Fara feston ditëlindjen, Marina i bën urimin më special







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com