Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Mourinho po përgatit terrenin që në fund të sezonit të japë lamtumirën

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Jose Mourinho duket se është gati për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Manchester United. Lajmi vjen nga Daily Mail, që precizon se marrëdhëniet e portugezit me klubin mund të marrin fund me përfundimin e sezonit. Nuk është më një mister fakti që diçka është thyer në marrëdhëniet mes klubit dhe trajnerit luzitan, i cili nuk arrin të buzëqeshë si më pare, duke dhënë sinjale të qarta se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

Shkëputja e rivalëve të City-t në krye të klasifikimit e ka rënduar jo pak situatën në radhët e “Djajve të Kuq” dhe tashmë hipoteza e një lamtumire të mundshme të “Special One” në fund të sezonit nuk është më një utopi. “Sindroma e vitit të tretë” që simbolizon krizën dhe që në Angli besohet verbërisht, duket se ka mbërthyer Moun, i cili në ndryshim nga dy vitet e para, po kalon përherë e më pak kohë në qytetin e Manchesterit.

Jose nuk ka blerë ende një banesë në qytetin ku punon, sepse Londrën e konsideron shtëpinë e tij ku shkon shpesh me avionin e tij privat. Drejtuesit më të lartë të klubit nuk e shikojnë aspak me sy të mirë këtë sjellje, aq më tepër që në krahun tjetër, rivali i tij Pep Guardiola po bën një punë të shkëlqyer kjo edhe për faktin që ai është 24 orë në kontakt me lojtarët e tij, pasi ka preferuar të jetojë me kohë të plotë në Manchester.

Një tjetër çështje që krijon një hendek të madh mes portugezit dhe klubit është fakti që ai kërkon të menaxhojë çdo detaj, madje edhe emërimet në staf, gjë e cila nuk ka ndodhur në kohën e Louis Van Gaal dhe David Moyes. Sulmi verbal kundër një emri të njohur si Paul Scholes me aq shumë kontribute në “Old Trafford” ka acaruar edhe më tej situatën, pasi një klub si United kërkon të ruajë me fanatizëm traditën dhe emrat që e kanë përfaqësuar dhe deklarata e Mourinhos se ka fituar më shumë se ish-mesfushori, nuk është pritur mirë.

Ndoshta këtë herë me qëndrimin e tij publik, Mourinho ka shkelur në dërrasë të kalbur, sepse Scholes nuk përfaqëson vetëm një ish, por ai është një ikonë e gjallë e “Djajve të Kuq”. Në fund, por jo më pak rëndësi, kanë edhe zërat që vijnë nga Parisi për një interesim gjithonë në rritje të sheikut Al Khelaifi. Te PSG, Mourinho do të kishte në dorë çekun e bardhë për të shpenzuar sipas dëshirës dhe ky është një fakt joshës për trajnerin portugez, i cili preferon ta ndërtojë skuadrën që dëshiron i lirë nga pengesat financiare.

Tags: fundjapëlamtumirënMourinhopërgatitsezonitterrenin

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Next Post

Ishte dënuar me 5 vite burg, merr fund arratia e durrsakut

Artistit të mirënjohur, i katërfishohet pensioni i posaçëm

Dorëlëshuari Geti, ja sa i kushton një këmishë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

by mirseda
17:25 | 08/06/2026
0

Gati nëntë kilogramë kokainë, mbi shtatë kilogramë kanabis dhe një arsenal armësh zjarri u sekuestruan nga karabinierët...

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com