Çmimi i Madh i Argjentinës ka nisur siç nuk ishte nisur kurrë më parë. Për shkak të motit të keq ka detyruar drejtuesit e garës që të vononin nisjen, teksa pilotët kanë shkuar në bokse për të ndërruar gomat.
Më pas është lajmëruar se do të kishte një rinisje: të gjithë pilotët, me përjashtim të Jack Milner, janë nisur nga pozicionet e startit, por janë rreshtuar njëri mbas tjetrit nga vendi i fundit. vetëm australiani e ka nisur garën nga vendi i parë.
Një avantazh ky që nuk e ka ndihmuar Milner, duke parë se gara është fituar nga Crutchlow, piloti i LCR Honda. Pas tij është renditur Zarco me Yamaha dhe Rins me Suzuki. Vendi i katërt për Milner.
Ka qenë një garë zhgënjyese për emrat e mëdhenj, me Marquez që ka dalë në vendin e gjashtë, por do të penalizohet me 30 sekonda nga drejtuesit e garës pasi ka nxjerrë nga pista Rossi-n, me këtë të fundit që e ka mbyllur garën në vendin e 19-të.
Crutchlow kryeson renditjen e përgjithshme me 38 pikë, i ndjekur nga Dovizioso (i shtati sot) me 34 pikë. Në vendin e tretë është Marquez me 30 pikë (por kjo pritet të ndryshojë pas penalizimit), ndërsa Rossi është në të 7-in me 16 pikë, po aq sa Rins i Suzuki Ecstar.