Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rural Elbasan- Shushicë, në fshatin Byshek. Raportohet se një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Benz dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Njoftimi i policisë: “Në rrugën rurale Elbasan- Shushicë, në fshatin Byshek, drejtuesi D.P., 21 vjeç, banues në fshatin Shushicë , duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.











