Prej pasdites së të dielës në Kapshticë, policia greke nuk lejon hyrjen e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve.
Kjo pengesë vjen si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora në vendin fqinj.
Sipas policisë lejohen të kalojnë mjetet e vogla, që janë të pajisura me zinxhirë.
Policia jonë kufitare u bën thirrje qytetarëve që të përdorin pikat e tjera kufitare për të udhëtuar drejt Greqisë dhe të shmangin Kapshticën.
Aktualisht në këtë pikë doganore nuk ka automjete në pritje. Por gjasat janë që pas orës 11:00, kohë kur mbërrijnë autobusët të ketë edhe radhe të tyre.