Policia ka ndaluar në Kapshticë 16 klandestinë nga Siria, Irani dhe Kurdistani. Klandestinët janë kapur në fshatin Trestenik, ndërsa mësohet se mes tyre ka gra dhe fëmijë.
Ata janë dërguar në zyrën e pritjes në Kapshticë ku edhe po u merren deklarimet. Ndërkohë raportohet se 4 prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.