Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos ma përdhos flamurin!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mos ma përdhos flamurin!

Nga: Denar Biba

Nga titulli i këtij shkrimi, besoj se kuptohet që po shkruaj për ngjarjen e famshme kur një i ri, iu kacavar si majmun shtyllës dhe, pasi arriti ta marrë flamurin, e përdhosi atë duke e djegur.

Po je i saktë, kjo ka ndodhur vitin e kaluar, në mes të Beogradit dhe emri i dhunuesit të flamurit shqiptar është Nikola Keljanoviç, shtetas serb. Flamuri ynë kishte mbetur majë një shtylle neoni ndanë rrugës në shoqërinë e disa flamujve të tjerë, pasi disa ditë më parë në Beograd ishte zhvilluar një samit ndërkombëtar.

Nuk e di çfarë ndodhi me këtë tipin por, 12 vjet më parë, një adash e bashkatdhetar i tij, Nikola Kliçkovis, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Xhenovas për “prishje të qetësisë publike” gjatë ndeshjes Itali – Serbi, ku ky trimi, bashkë me ca të tjerë patriotë namusllinj,  dogjën në mes të ndeshjes… flamurin shqiptar (!).

A të kujtohet i nderuar lexues se sa u lënduam e, se si u tërbuam e, se çfarë shkruam ne në faqet tona në FB apo gjetiu online?

“Përse na e përdhosin flamurin?” apo “Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është e pafund” janë vetëm dy prej titujve që personalisht arrij të kujtoj nga shtypi i kohës.

Historia e flamujve është e hershme, qindra vjeçare në fakt.

Nëse në antikitet mund të kenë qenë thjesht dekorativë apo imazhe ceremonialë, në mesjetë flamujt erdhën e u identifikuan si simbole përfaqësues të një sundimtari, një komuniteti, qyteti apo anijeje.

Koncepti modern i “flamurit kombëtar” është relativisht i vonë, pasi e vonë është edhe historia e krijimit të shteteve-kombe.

Sot, një flamur kombëtar nënkupton shumë më shumë sesa një beze; nënkupton një ide, madje një ideal. Ai nderohet për atë që përfaqëson dhe vlerësohet në respekt të sakrificave të banorëve të një vendi përgjatë historisë.

Respekti ndaj flamurit kombëtar është shenjë patriotizmi e atdhedashurie nga ana e shtetasve që i përbetohen atij flamuri dhe respekt e luajalitet ndaj një populli tjetër, kur bëhet fjalë për flamurin e një shteti të huaj.

Rilexoj këto vargje nga “Himni i flamurit” të Nolit dhe ndjej emocionet të më përçojnë trupin:

“O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flakë,
Flamur i kuq, flamur i zi.”

Përtej konsideratave për cilësinë e tekstit (krahasimi me vargjet e Nolit vjen automatikisht), kam qenë vetë dëshmitar në Lion – pak përpara nisjes së ndeshjes me Rumaninë kur, me dhjetëra, ndoshta qindra shqiptarë, burra e gra, këndonin të përlotur “Unë jam kuq e zi, kuq e zi. Jam unë dhe ti, kuq e zi. Me ty zemrën kemi sot, o flamuri më i bukur n’botë!”

Pikërisht për këtë ndjeshmëri të lartë që mbart një flamur kombëtar, përdhosja (djegia, grisja, shkelja, urinimi, shkarravitja, etj.) e tij konsiderohet gjerësisht si një akt i rëndë dhe nuk kalon lehtë nga vëmendja e një shoqërie. Shumë shtete madje, e konsiderojnë edhe vepër të dënueshme penalisht dhe kanë parashikuar në legjislacionet përkatëse masa ndëshkimore ndaj kujtdo që përdhos flamurin.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë p.sh., në nenin 268 sanksionon se “dëmtimi qëllimisht” apo “poshtërimi botërisht i flamurit kombëtar” përbën “kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”. Në Francë dënimi është deri në gjashtë muaj, në Itali deri në dy vjet, ndërsa në Gjermani deri në pesë vjet.

Edhe në ato shtete ku përdhosja e flamurit kombëtar nuk parashikohet drejtpërdrejt si veprim i ndëshkueshëm penalisht nga një ligj penal (p.sh. në Mbretërinë e Bashkuar), veprimi përsëri mund të ndëshkohet në kuadër të shkaktimit të urrejtjes etnike, prishjes së qetësisë publike, apo si vandalizëm, zjarrvënie, etj.

Danimarka ofron një rast interesant, pasi, ndërsa nuk parashikon në legjislacion asnjë penalitet për rastet e përdhosjes së flamurit danez, parashikon për rastet e përdhosjes së flamujve të tjerë kombëtarë, duke e arsyetuar ketë si ndërhyrje në “çështje të politikës së jashtme” e, për pasojë, si kërcënim të sigurisë së vendit.

SHBA ofrojnë një qasje ndryshe. Nuk ka statistika, por të gjithë jemi dëshmitarë se flamuri i ShBA është ndoshta flamuri më i përdhosur, jashtë SHBA po e po, por edhe brenda territorit amerikan, si shfaqje simbolike e mospëlqimit apo kundërshtimit të politikave që ndjek qeveria e SHBA. Në këtë kontekst, është sinqerisht mbresëlënëse kur mëson se, bazuar në një vendim gjyqësor (precedent kushtetues), në SHBA, ndalimi me ligj (shtetëror apo federal) i poshtërimit të flamurit konsiderohet antikushtetues (Vendimi i Gjykatës së Lartë në çështjen “Texas v. Johnson”, e vitit 1989)!

Sipas Gjykatës, poshtërimi i flamurit amerikan si shfaqje publike e mospëlqimit ndaj politikave qeveritare parashikohet dhe mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës, si një “shprehje simbolike”, në kuadrin e përgjithshëm të lirisë së shprehjes e të mendimit. Vërej për lexuesin e interesuar se, pas këtij vendimi të Gjykatës, në dy raste është bërë përpjekje për kalimin në Kongresin amerikan të një amendamenti të ri, i cili do ta mundësonte ndëshkimin me ligj të përdhosjes së flamurit; iniciativat kanë dështuar në çdo rast, pasi nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme (2/3) të Senatit.

Kushdo që ka arritur deri në këtë pikë të shkrimit e ka të qartë se hyrja e tij (rikujtimi i përdhosjes së flamurit tonë nga një serb) është thjesht provokative dhe se nxitja reale për të ndarë me ju gjithë sa më lart erdhi prej episodit banal të shkuljes nga një kullë vrojtimi në një nga plazhet shqiptare dhe, më pas, përdhosja e flamurit të Republikës së Turqisë nga një bashkëfshatar yni.

Çfarë ju nuk mund të dini është diçka më personale: një prej shtetasve turq të intervistuar nga mediat tona, i cili me të drejtë u shpreh i ofenduar dhe i shqetësuar për veten e familjen tij, qëllon të jetë fqinji im i mirë e i respektuar Sh.

Ky shkrim i drejtohet gjithkujt, por i dedikohet fqinjit tim. / peizazhe

Tags: Denar BibaFlamuri shqiptarNikola Keljanoviç

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Tiranë/Mbanin në farmaci ilaçe të kontrabanduara, pranga administratorit dhe farmacistes

Tiranë/Mbanin në farmaci ilaçe të kontrabanduara, pranga administratorit dhe farmacistes

Kush po u’a vjedh naftën shqiptarëve?

Kush po u'a vjedh naftën shqiptarëve?

Agjencia Policore nis verifikimet për efektiven e Elbasanit që bëri bujë me gjarprin e saj

Agjencia Policore nis verifikimet për efektiven e Elbasanit që bëri bujë me gjarprin e saj







JU REKOMANDOJMË

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Berisha në Elbasan: Sulmi ndaj opozitës ishte vendim i Ramës, Soros dhe mafies ndërkombëtare
Politikë

Berisha në Elbasan: Sulmi ndaj opozitës ishte vendim i Ramës, Soros dhe mafies ndërkombëtare

by mirseda
18:15 | 12/12/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë e deputetë në Elbasan. Gjatë fjalës...

Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

Aksident rrugor në Lezhë, automjeti përplaset me motoçikletën, plagosen 2 persona

18:06 | 12/12/2025
Rrëzohet avioni sportiv në Liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shtetas të Kosovës

Rrëzohet avioni sportiv në Liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shtetas të Kosovës

17:52 | 12/12/2025
Donald Trump u shton një kusht të ri të gjithë tifozëve që duan të shkojnë në SHBA për Kupën e Botës

Donald Trump u shton një kusht të ri të gjithë tifozëve që duan të shkojnë në SHBA për Kupën e Botës

17:42 | 12/12/2025
Balluku rikthehet në detyrë; Kushtetuesja legjitimon kërkesën e Ramës

Balluku rikthehet në detyrë; Kushtetuesja legjitimon kërkesën e Ramës

17:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com