Është mëse e vërtetë që uji i nxehtë vret bakteret, por ka një limit temperature edhe për këtë. Studimet mbi larjen e duarve, duke krahasuar ujin e ngrohtë apo të ftohtë, kanë theksuar se larja me ujë të ftohtë (40 gradë F, 4.4 gradë celsius) është efektive për të vrarë bakteret.
Vlen të theksohet se uji i nxehtë, rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e fytyrës dhe e than jashtëzakonisht atë. Ky nivel kritik i lagështirës është shkak edhe i skuqjes së fytyrës pasi del nga dushi.
Dermatologia Dr. Fayne Frey thotë se rreziku i përdorimit të ujit të nxehtë është më i madh. “Me siguri, asnjë nuk do që ta djegë lëkurën”,- thotë Frey.