Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mori 1 milionë lekë për akt-ekspertizën e pronës, qytetarja denoncon eksperten

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Mori 1 milionë lekë për akt-ekspertizën e pronës, qytetarja denoncon eksperten

Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bello për të hartuar një akt-ekspertizë, për pjesët takuese në një pronë në Librazhd që në vitin 2020. Majlinda ka bërë pagesën me 2 këste një herë 500 euro dhe më pas 400 mijë lekë, por aktin nuk e mori kurrë.

Gazetarja: Si u vutë në kontakt me këtë eksperte dhe çfarë po ndodh?

Majlinda Gjeta: Problemet e një prone që kam me një firmë ndërtimi në Librazhd, për arsye të mospërmbushjes së detyrimit kontraktor që kam me firmën, për mosdhënie të detyrimit që firma më drejtohet, jam e detyruar që t’i drejtohem gjykatës dhe për këtë arsye më duhej një akt-ekspertize të të gjithë objektit dhe pronës që kam. Me rekomandimet që pata, iu drejtova një eksperteje me emrin Manjola Bello. Nga marrëdhënia që kam me të, më kërkoi që të pagoja gjysmën e pagesës që jepej në dorë dhe pjesën tjetër kur unë të merrja aktin. Në momentin e parë që ka ardhur, ka bërë matjet në vend dhe unë i kam bërë pagesën prej 500 eurosh. Nga Nëntori 2020 dhe deri në Korrik 2021, ishim në kontakte të vazhdueshme për të përfunduar aktin, por me pretendimet që është Covid-i, kam probleme familjare, kam probleme shëndetësore dhe problemet e gjykatës, zgjateshin seancat dhe unë nuk e kam vënë në një presion shumë të madh. Në muajin Korrik, i them e keni gati aktin. Më thotë ‘e keni gati, silleni pagesën tjetër që të merrni aktin’. Kam ardhur në Tiranë, ku këto dy-tre ditë kam marrë kontakte dhe herë me del dhe herë nuk më del. Atë ditë kam sjellë pagesën dhe i them që ta shikoj aktin që të di se çfarë pune është kryer që unë të bëj këtë pagesë. Më thotë që  ‘nuk e kam aktin me vete sepse aktin do ta punonte dikush tjetër, do të firmoste ajo dhe unë dua të ia marr, por nuk e ka kryer punën akoma’. Bëra pagesën 400 mijë lekë dhe më thotë që do të shkoj të marr aktin dhe do të ta sjell. E prita dhe nga ajo ditë, në datën 6 Tetor 2021 dhe sot nuk kam asnjë kontakt fizik me të.

Ekspertja Manjola Bello nuk gjendet në zyrë dhe nuk i përgjigjet në telefon Majlindës.

Gazetarja: Prej sa kohësh nuk e gjeni në zyrë?

Majlina Gjeta: Prej 10 ditësh ndodhem në Tiranë vetëm për këtë problem. Vij këtu dhe nuk e gjej. I bëj telefonata dhe i dërgon mesazhe dhe më thotë ‘prit se do të vij’. Më thotë që paradite është e zënë sepse ka gjyqe, por që do të takohet pasdite. E marr pasdite, por nuk më përgjigjet. Unë në dyshimet e mija jam e mendimet se ajo më pengon me qëllim dhe ka krijuar marrëdhënie me palën kundërshtare.

Manjola Bello nuk është për herë të parë ‘e ftuar’ në emisionin “Stop”. Dikur me gazetaren Gena Haxhiu, e cila sot jeton në Londër ka bërë një emision pikërisht për këto aktet e ekspertimit të saj të vonuara, të pabëra. Në 21 shkurt 2018 kemi transmetuar, sesi kjo eksperte ka bërë të njëjtën gjë me disa qytetarë në Mamurras.

Në pamundësi për ta takuar fizikisht eksperten Manjolla Bello, emisioni “Stop” ka provuar që ta kontaktojë me telefon, e cila nuk është përgjigjur. Duke bërë disa hulumtime për Manjola Bellon, vihet re që zonja është e pajisur me licensë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe në fakt kërkesa e zonjës Gjeta është për një akt-eksperize për pjesët takuese të pasurisë, një gjë kjo që nuk mund të bëhet nga zonja Manjola Bello.

Në dy pika bazohet puna e një eksperti: E para është njohuri teknike dhe zbatimi i drejtë i tyre që nuk është bërë nga ana e ekspertes Manjola Bello, pasi si fillim nuk i lejohet që të bëjë një lloj ekspertize të tillë dhe e dyta është zbatimi i etikës profesionale, ku kemi të bëjmë me shkelje të rënda të etikës profesionale, pasi jemi në kushtet kur zonja Bello ka kryer një vepër penale për mashtrim.

Megjithatë, pas interesimit të emisionit “Stop”, Manjola Bello vihet në lëvizje dhe i çon zonjës një dokument, i cili nuk është fare ai i kërkuari. “Stop” vuri në dijeni Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtësisë si dhe institucionet, që licensojnë këta ekspertë.

Denoncuesja: Akt-ekpertiza nuk është ajo që mua më duhet për të vërtetuar vlerën që unë do të përfitoj nga firma ndërtuese. Kërkesa ime është që ajo të më kthejë paratë e marra sepse ka një vit e gjysmë që i ka marrë dhe puna që ajo ka kryer, mua nuk më hyn në punë për të hapur proces gjyqësor. E gjithë procedura filloi pasi mori kontakt nga ju. Unë ndejta 10 ditë në Tiranë dhe më thoshte çdo moment hajde këtu, hajde atje, jam këtu, jam aty. Nga kontakti juaj u vu në veprim, për të mos kthyer lekët, sepse i dhimbsen edhe ka sjellë një akt. Më çudit fakti sepse nuk ka ardhur të më sjellë vetë aktin, por e ka dërguar me një njeri të panjohur, ma ka lënë në dorë dhe ka ikur. Nuk kuptoj, pse zonja nuk përballet me mua. Ajo është e liçensuar ligjërisht dhe duhet të firmosnim dicka, unë për pagesën dhe ajo për punën e kryer! Unë do të bëj kallëzim për eksperten dhe kam dhe një kërkesë: Do t’i drejtohem Ministrisë së Drejtësisë, për të qenë më të vëmendshëm dhe më korrekt në përzgjedhjen e këtyre ekpertëve, që kanë në dorë fatin e të gjithë popullit, kanë në dorë të ardhurat tona me përshkrimet që bëjnë dhe ne populli nëpër Gjykata, sepse këto lidhen me të dy palët./tvklan.al

Tags: Akt-ekpertizaMajlinda GjetaManjola Bello

TË LIDHURA

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë
Politikë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026
Politikë

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Next Post
Votohet sot për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut

Votohet sot për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut

Sot mblidhet Kuvendi, Basha bën lëvizjen urgjente

Sot mblidhet Kuvendi, Basha bën lëvizjen urgjente

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025




TË FUNDIT

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

by mirseda
11:30 | 15/11/2025
0

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasoja”. I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se...

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

10:14 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com