Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Monitorimi i ISP-së: Parlamenti me axhendë partizane, shtohen të paaftët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Seanca Parlamentare sprovë për mazhorancën, kërkohen 84 vota për ligjet e Drejtësisë

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) me mbështetjen e fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka bërë monitorimin e pjesshëm të aktivitetit parlamentar gjatë periudhës janar-maj 2017. Monirotimi përfshin aktivizimin e deputetëve në seancë dhe në komisione, aktivitetin e Kuvendit, treguesit e transparencës dhe problematikat që lidhen me rolin e Kuvendit dhe mirëfunksionimin e tij. Raporti paraprak me gjetjet i është përcjellë zyrtarisht më 11.6.2017 Kuvendit të Shqipërisë dhe përmes tij, grupeve parlamentare. ISP do të vijojë monitorimin e Kuvendit edhe për periudhën vijuese shtator 2017-shtator 2020 me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Axhenda partizane
Raporti konstatoi se Kuvendi i Shqipërisë përmbylli një legjislaturë kontroverse: me rezultate pozitive në reformën në drejtësi dhe disa reforma të tjera, por me problematika të mëdha shqetësuese në lidhje me dekriminalizimin, përbërjen, gjuhën e ashpër politike, bojkotin politik dhe arrogancën ndaj mendimit kritik. Në tërësi, parlamenti vijon ende të jetë larg nevojave dhe pritshmërive qytetare, i dominuar nga axhenda afatshkurtra partizane dhe me produkte minimale ligjore dhe me ende larg përgjegjësive kushtetuese në sistemin politik. Gjatë vitit 2017 Kuvendi vuajti nga bojkoti politik, si dhe reflektoi hendekun e madh midis një pakice deputetësh aktiv e profesionistë me shumicën jo profesionale dhe inaktive.
I mbushur me të paaftë
Raporti citon raste të konfliktit të interesit midis deputetëve dhe rolit të tyre në miratimin e ligjeve, raste të shkeljes së rregullores dhe statusit të deputetit, evidenton nominalisht problematikat dhe bilancin për seancat dhe çdo komision parlamentar, konstaton se disa prej deputetëve më aktivë e cilësorë nuk janë rizgjedhur më 2017 dhe ata më inaktivët kanë siguruar mandat tjetër parlamentar, – kryesisht për shkak të mungesës së sistemit të meritës brenda partive politike. Disa praktika të rëndësishme, si emërimet apo zgjedhjet në institucione kushtetuese e ligjore me burim parlamentin, kanë treguar devijim nga parimet e transparencës dhe normës kushtetuese, si dhe pafuqi e Kuvendit për të përmbushur detyrën kushtetuese.
Raporti vlerëson programin e Kuvendit në drejtim të transparencë, thekson se aksesi online ka ndikim pozitiv në transparencë, por shpreh nevojën që Kuvendi të investohet për standarde të krahasueshme me vendet e BE-së, të fokusohet në cilësinë e përfaqësimit e të ligjeve, të zgjerojë bazën e konsultimeve publike dhe të investojë nga buxheti i tij për edukim më të madh ligjor e demokratik të deputetëve si dhe për botime serioze parlamentare.
Kuvendi nuk ka miratuar ende Kodin e Etikës, si dhe legjislacioni bazë (Statuti i deputetit e Rregullorja e Kuvendit) meritojnë përmirësime, për të rritur cilësinë, transparencën dhe llogaridhënien e institucionit dhe të deputetëve përpara qytetarëve. Rasti i privilegjimit diplomatik për ish deputetët e larguar me ligjin e dekriminalizimit, rasti i pengimit për të publikuar përfitimet e detajuara financiare të deputetëve, apo rasti i ankesës nga vetë deputetët për kapacitetet e kufizuara të ekspertizës që iu ofrohet nga Kuvendi, meritojnë vëmendje e vlerësim emergjent.
ISP do të realizojë brenda muajit shtator 2017 një database online me të dhënat e detajuara të çdo deputeti dhe aktivitetit të tij, shoqëruar me një aplikacion online me akeses të lirë për çdo qytetar, si pjesë e angazhimit për rritjen e transparencës, të forcimit të besimit publik dhe të investimit në një sistem përfaqësues llogaridhënës e më përfaqësues./ISP, Afrim Krasniqi

Tags: 2017axhendeispmonitorimiparlamentipartizani

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
Policia Bullgare bllokon në kufi një grup tifozësh të Partizanit

Policia Bullgare bllokon në kufi një grup tifozësh të Partizanit

Tepelenë, sekuestrohen 23 kg drogë në një tunel, në kërkim poseduesit

Tepelenë, sekuestrohen 23 kg drogë në një tunel, në kërkim poseduesit

Analiza/ Qeveria e Zaev ka përkrahjen e BE-së për realizimin e reformave

Analiza/ Qeveria e Zaev ka përkrahjen e BE-së për realizimin e reformave

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com