Momente paniku në ndeshjen mes dy skuadrave portugeze në ligën e tretë, Alverca dhe Uniao de Almeirit.
Futbollisti brazilian i Alverca, Aleks Apolinairo, gjatë zhvillimit të ndeshjes, bie pa ndjenja në fushë, duke ngjallur panik tek të gjithë.
Menjëherë pas kësaj, në fushë është futur autoambulanca e cila e ka transportuar në spital dhe sipas mediave portugeze lojtari ka pësuar një sulm në zemër dhe është duke luftuar me jetën.
Pas këtij momenti ndeshja e cila kishte startuar dit e sotme nga ora 12:00, u pezullua dhe do të luhet një ditë tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=_8iJmjAM5LM&feature=emb_title