Saimir Tahiri është protagonist në media, në Kuvend, ndonëse jo fizikisht. Emri i tij lakohet aq shpesh, sa duket sikur ai qëndron aktiv në të gjitha zhvillimet politike.
Interesi i mediave dhe jo vetëm është i madh, e ndërsa ai tregon hera-herës se është aty. Postimet në rrjetet sociale janë të rralla, por kjo konfirmon prezencën dhe ndjeshmërinë që ka çështja e tij.
Së fundi janë përhapur zëra se ai është rrahur nga disa persona, për shkak të dosjes Xibraka. Por ky informacion nuk është konfirmuar nga ana e policisë. Mbrëmjen e djeshme, kryedemokrati Basha tha në “Opinion”, se Tahiri është rrahur për të mos nxjerrë dosjen “Xibraka”.
“Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjen “Xibraka”, ku është i përfshirë Olsi Rama”, u shpreh Basha.
Së fundi ka qenë gazetari Armand Maho, ai që ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet këto kohë Tahiri.