Sapo poston një foto, rrjetet sociale shpërthejnë nga komentet për Ilda Bejlerin. Ajo njihet si një ndër moderatoret shqiptare më seksi, dhe që tërheq gjithnjë vëmendjen me daljet e saj publike.
Por bukuroshja i ka shokuar të gjithë ndjekësit në Instagram, duke postuar disa foto ku shfaqet e mbuluar me shami.
Gazetarja ndodhet në Izrael, ku ka përcjellë në mbrëmje emocionet e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ajo ka shfrytëzuar kohën e lirë duke vizituar një prej xhamive të Izraelit, dhe për të respektuar traditat është mbuluar e tëra.