Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të pazakontë. Këtë herë është një mjek ai që thotë se po e vjedhin.
Mjeku, i cili i ka shkruar Berishës, shprehet se i duhet të paguajë 10 mijë lekë të reja për të marrë certifikatën e sjelljes së mirë profesionale.
“Mjekët dalin si figura hajduti, por kur na vjedhin neve askush nuk ankohet. Një pasaportë biometrike kushton 75 mijë lekë, një certifikatë (letër A4 e printuar) e lëshuar nga urdhri i mjekut kushton 100 mijë lekë. Mua më duket komplet absurde”, shkruan ndër të tjera personi që i ka dërguar mesazhin Berishës.
POSTIMI I BERISHËS:
Mjeku dixhital denoncon:
Urdherin e mjekut per çmimin stratosferik te çertifikates qe leshon!
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e mjekut dixhital! sb
“pershendetje kam nje certefikate te urdhrit te mjekut dhe besoj se vetem ju do dini ta beni publike kete problem qe kam dhe besoj se vetem ju do dini ta beni publike kete problem qe kam kudo mjeket dalin si figura hajduti por kur na vjedhin dhe neve, askush nuk ankohet nje pasaporte biometrike kushton 75mije lek nje certefikate (lete A4 e printuar) e leshuar nga urdhri i mjektu kushton 100mije lek mua me duket komplet absurde ju pershendes mjeku digjital”