Nga: Tamara Heë-Butler “CNN’
Moti i ngrohtë dhe ditët më të gjata, kanë frymëzuar ri-sjelljen në kujtesë të këshillës për të“qëndruar të hidratuar”, dhe për të pirë 8 gota ujë – ose rreth 2 litra – në ditë. Por kujdes, nuk duhet tepruar, pasi njerëzit e shëndetshëm mund të vdesin nga konsumi i tepër i ujit.
Unë jam një fiziologe ushtrimesh, dhe kërkimet e mia përqendrohet në mbingarkesën e tepërt, dhe sesi pirja e shumë uji ndikon në trupin tonë. Meqë ekuilibri i ujit – dhe natriumi është thelbësor për jetën, është jashtëzakonisht e rrallë që njerëzit të vdesin nga pirja e shumë uji.
Në shumicën e rasteve, proceset molekulare të mirë-rregulluara të trupit, janë duke u kujdesur në mënyrë të pavetëdijshme për ju.
Sasia e ujit që duhet të pijë çdo person varet kryesisht nga tre faktorë. Së pari pesha trupore. Njerëzit fizikisht më të mëdhenj kanë nevojë për më shumë ujë. Së dyti nga temperatura e mjedisit. Kur është më nxehtë, njerëzit djersijnë dhe humbin ujë. Dhe së treti, nga nivelet e aktivitetit fizik. Intensiteti i rritur i ushtrimeve, rrit humbjet e ujit përmes djersës.
Prandaj, një strategji e zëvendësimit të lëngjeve në formën e një “madhësie qëi përshtatet të gjithëve”, siç është këshilla për pirjen e 8 tetë gotave nga 250 ml ujë secila në ditë, është e papërshtatshme për të gjithë.
Është e paqartë se nga e ka origjinën ky rekomandim. Ndoshta, buron nga një keqinterpretim i rekomandimeve origjinale të dhëna nga Bordi Amerikan i Ushqimit në vitin 1945, si dhe Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit në vitin 2017, që thotë se sasia ditore e rekomanduar e ujit, përfshin të gjitha pijet plus ujin që përmbajnë ushqimet.
Kjo do të thotë se uji që gjendet tek ushqimet, dhe veçanërisht frutat e freskëta, lëngjet, supat, qumështi, kafeja, madje edhe birra, kontribuon në këtë kërkesë të rekomanduar ditore për ujë. Këto udhëzime vazhdojnë të sugjerojnë se shumica e përmbajtjes së rekomanduar të ujit mund të arrihet pa pirë gota uji shtesë.
Dhe është e rëndësishme të theksohet se ndërsa alkooli ka veti diuretike – etanoli vepron drejtpërdrejt në veshka, duke na nxitur të urinojmë më shpesh – pijet me kafeinë, si çaji dhe kafeja, nuk i rrisin humbjet e ujit urinar mbi sasinë e ujit që përmbajnë këto pije.
Kur është fjala fjalë për hidratimin, rolin kryesor e luajnë veshkat tona. Brenda secilës veshkë ndodhet një rrjet i fshehtë kanalesh ujore aquaporin-2 (AQP-2), që i përgjigjen një hormoni të quajtur vazinopresinë arginine. Ky është hormoni kryesor anti-diuretik i trupit tonë.
Ai sekretohet nga gjëndra e hipofizës së pasme, në përgjigje të sinjaleve nervore të dërguara nga sensorë të specializuar të trurit, të cilët zbulojnë ndryshime delikate në bilancin e ujit. Këta sensorë të specializuar quhen organe rrethanore. Veshkat bëjnë rregullime molekulare si gjatë kohës që trupi është i dehidratuar ashtu edhe i mbi-hidratuar brenda 40 sekondave.
Kjo është arsyeja pse kur pimë më shumë ujë sesa ka nevojë trupi ynë, ne kemi nevojë ta largojmë menjëherë ujin e tepërt.
Të dhënat e shumë studimeve, sugjerojnë se pirja e rreth 2 litrave ujë në ditë zvogëlon formimin e gurëve në veshka tek njerëzit që kanë pasur në familje raste të tilla, dhe e ul numrin e infeksioneve të fshikëzës tek njerëzit me raste tëtilla.
Përmirësimi i lëkurës, funksionimi i veshkave apo shmangia e kapsllëkut për shkak të shtimit të konsumit të ujit, nuk mbështeten qartzi nga shkenca. Vetëm pirja shtesë e ujit nuk i ndihmon fëmijët të humbin peshë, në rast se marrja e kësaj sesia uji nuk zëvendëson marrjen e pijeve me më shumë kalori, si ato me sodë.
Ndërkohë, pirja e ujit mund të ndikojë në gjendjen mendore të disa njerëzve. Disa studime raportojnë një performancë më të mirë njohëse pas konsumit të ujit. Ndërsa gratë që vuajnë nga ankthi, raportojnë se pirja e ujit edhe kur nuk kanë etje i bën ato të ndihen më mirë, dhe kjo ka të ngjarë të shpjegohet me aktivizimin e qarqeve shpërblyese që rrisin nivelin e dopaminës.
Por studimet e imazheve të trurit konfirmojnë se pirja e tepërt e ujit është e sikletshme dhe kërkon përpjekje më të mëdha muskulore sesa pirja e tij kur ke etje. Truri ynë përpiqet të dekurajojë pijen e tepërt kronike, pasi “polydipsia sociale” shkakton urinim kronik (poliuri), që mund të çojë në modifikime të brendshme të tilla si zgjerimi i fshikëzës së urinës, uretrës, hidroneproza dhe dëmtim të veshkave.
Atëherë, a kemi nevojë të pijmë8 gota uji në ditë? Nëse nuk jeni të etur, pirja e ujit shtesë ndoshta nuk do t’i japë përfitimet shëndetësore superiore, por as nuk është e dëmshme.
Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2021/05/05/health/glasses-of-water-per-day-wellness-partner/index.html
Përshtatur nga TIRANA TODAY