Alfred Gëring dhe Hajnc Hajdrih,ishin vëllezërit pak të njohur të dy kriminelëve nazistë famëkeq. Vëllezërit e tyre më të mëdhenj, Herman Gëring dhe Rajhard Hajdrih, kryen disa nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por përkundër vëllezërve tëtyre mizorë, Alfred dhe Hajnc nuk e humbën anën e tyre njerëzore. Që të dy ata e kuptuan se regjimi nazist ishte krejtësisht i kalbur. Ndaj vepruan me iniciativën e tyre për të shpëtuar sa më shumë hebrenj nga kampet e përqendrimit.
Herman Gëring (1893-1946), ishte një nga nazistët më të plotfuqishëm. Ai ishte kreu i Luftwaffe (forca ajrore gjermane), dhe trashëgimtari i paracaktuar i Adolf Hitlerit. Në vitin 1941, ai urdhëroi organizimin e Holokaustit. Pas luftës, u dënua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Herman kreu vetëvrasje në vitin 1946.
Alfred Gëring (1895-1966), ishte vëllai i vogël i Hermanit. Personalitetet e tyre ishin tërësisht të kundërta. Alfredipreferonit leximin e librave, heshtjen dhe jetën e izoluar. Nga ana tjetër, Herman ishte karizmatik, dhe i pëlqente vëmendja që gëzonte.
Në fillim, Alfredin e përçmoi ideologjinë naziste, dhe bëri gjithçka që kishte mundësi për t’i kundërshtuar nazistët. Në një rast, ai u bashkua me një grup grash hebreje, që u detyruan të pastrojnë një trotuar në Vjenë të Austrisë. Një oficer i SS kontrolloi dokumentet e Alfredit. Ai u trondit kur pa vëllain e Herman Gëringut duke pastruar trotuarin.
Nga frika e një hakmarrje, ai i la të gjithë të largoheshin. Alfred punonte si prodhues filmash për kineastin hebre Oskar Pilzer në Vjenë. Por në vitin 1938, nazistët e arrestuan Pilzer. Alfred i kërkoi Herman që të organizonte lirimin e Pilzerit. Më pas, ai e ndihmoi Pilzer dhe familjen e tij të emigronin në Paris.
Kur Gjermania aneksoi Austrinë po atë vit, Herman u takua me familjen e tij. Ai i plotësoi secilit prej tyre një dëshirë. Alberti kërkoi lirimin e arkidukës Jozef Ferdinand të Habsburgëve nga kampi i përqendrimit në Dahau. Herman u sikletos, por në fund ia përmbushi dëshirën Alfredit.
Alfredi nisi më pas punë si drejtori i eksporteve në kompaninë çeke “Škoda Works. Ai e përdori atë post për të sabotuar prodhimin e luftës, në bashkëpunim me rezistencën çeke.Për më tepër, Alfredi falsifikonte rregullisht firmën e të vëllait për të ndihmuar arratisjen e hebrenjve.
Zakonisht, ai do të kërkonte punëtorë shtesë nga kampet e përqendrimit. Më pas do t’i ndalonte kamionët në një vend të largët, dhe do t’i lironte të burgosurit. Nazistët lëshuan të paktën 4 urdhër-arreste ndaj tij. Por në çdo rast, Herman e mbrojti vëllanë e tij të vogël.
Në fund të luftës, nazistët lëshuan një urdhër për ta vrarë Alfredin. Herman u detyrua t’i lutej personalisht Hajrih Himlerit që ta lironte vëllain e tij. Ai e paralajmëroi Alfredin se nuk mund ta ndihmonte më, pasi pushteti i tij tek nazistët ishte zbehur.
Pas luftës, Alfredi u burgos për 3 vjet. Aleatët e lanë të lirë në vitin 1947 pasi dëgjuan dëshmitë e atyre që ai kishte shpëtuar. Por jeta e tij në Gjermaninë e pasluftës ishte e vështirë. Ai u refuzua për shkak të mbiemrit të tij. Askush nuk i dha punë. Ai u bë i varur nga alkooli, dhe u mbështet tek ata që kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vdiq në mjerim në vitin 1966. Vetëm në vitet 1990, historianët zbulua se Alfred Gëring ishte në fakt një njeri i mirë që i kishte kundërshtuar nazistët e këqij. Rajnhard Hajdrih (1904-1942) ishte më i ligu nga të gjithë nazistët. Ai ishte i pamëshirshëm dhe ambicioz.
Si arkitekt i Holokaustit, Rajnhardu mor me planifikimin e vrasjeve të miliona njerëzve të pafajshëm. Në majin e vitit 1942, ai u plagos për vdekje nga anëtarët e rezistencës çeke, dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë. Hajnc Hajdrih (1905-1944) ishte vëllai i vogël i Rajnhardit. Ai ishte toger i SS, gazetar dhe botues i gazetës “Die Panzerfaust”. Njësoj si vëllai i tij i madh, ai ishte një mbështetës i flaktë i Adolf Hitlerit.
Pas vrasjes së vëllait, Hajnci mori një pako të madhe me dosjet e Rajnhard. Ai e kaloi tërë natën duke lexuar dokumentet dhe më pas i dogji ato. Të nesërmen gruaja e tij vuri re se ai nuk ishte mirë psikologjikisht dhe nuk donte të fliste me të.
Nga dokumentet e vëllait të tij, Hajnc kuptoi monstruozitetin e “Zgjidhjes Përfundimtare”.
Nga ai moment e tutje, Hajnc ndihmoi sa më shumë hebrenj që pati mundësi. Ai përdori shtypshkronjat e gazetës së tij për të falsifikuar dokumentet e identitetit, në mënyrë që hebrenjtë të kishin mundësi të arratiseshin.
Në nëntor 1944, Gestapo zbarkoi në zyrat e gazetës së tij. Hajnc besoi se nazistët kishin zbuluar mbështetjen e tij për hebrenjtë dhe vrau veten për të shpëtuar familjen e tij. Në realitet, Gestapo donte të mësonte vetëm arsyen e mungesës së furnizimeve me letër.
Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/alfred-goering-and-heinz-heydrich-c0e1634adfbd
Përshtatur nga TIRANA TODAY