Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“Miss Universe”, Tuti Sejdiu: Më trafikuan dhe më përdh*nuan kur isha 13 vjeçe

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
“Miss Universe”, Tuti Sejdiu: Më trafikuan dhe më përdh*nuan kur isha 13 vjeçe

19-vjeçarja nga Gjilani, Tuti Sejdiu, rrëmbeu pak ditë më parë kurorën e “Miss Universe Kosovo 2021”. Ajo ia dedikoi çmimin të atit të saj, i cili ndodhet në qeli, pasi ka luftuar për të gjitha padrejtësitë që i janë bërë asaj kur ka qenë e vogël. Bukuroshja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Ajo tha se në sallë nuk ndodhej i ati, pasi kërkoi drejtësi për vajzën. 19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeç kur është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi. Për fat të keq, pesonat që kanë abuzuar me të janë të lirë. Tuti Sejdiu nxorri në pah detaje të rënda, ku zbuloi se të atin nuk e lejojnë për ti marrë në telefon dhe se nuk ka asnjë informacion se në çfarë gjendje është.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrige e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg. Drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”.

“Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, ka thënë ajo në një intervistë për ATV.

“Unë shpresoj që të vendoset drejtësia, sepse 5-6 vite jemi tu luftu, personi që më ka bë të gjitha këto gjana, familjarët e tij janë në institucion që punojnë, janë të korruptuar. I kisha bë apel të gjitha gjykatave, që vendosne dorën në zemër se sot më ka ndodhë mu, nesër i ndodhë fëmijës tënd. Unë jam shumë e fort, edhe pse babai është larg meje”, tha Sejdiu.

Në këtë dëshmi tronditëse, bukuroshja ka rrëfyer se për abuzimin e saj është dënuar një person me tre vite burg, dhe se vijon që të marrë kërcënime nga familjarët e tij.

“Gjithë janë të lirë, asnjë nuk është në burg, ai që ka qenë trafikuesi kryesor, ai është dënu vetëm 3 vite në burg, nuk kanë marrë asnjë masë, mu më kanë kërcënu me vite, ma kanë ndalu shkollimin e të gjitha, mendoj se do të vazhdoj aty ku kam mbetë, nuk më vjen turp. Fillimisht, e kam prioritetin te drejtësia”.

“Ata persona i përballë shtëpisë, janë fqinj me mu edhe nuk ka ditë, nuk ka natë që nuk bajnë familjarët e tij, se personi në fjalë nuk ndodhet aty, e familjarët e tij gjithmonë më provokojnë, po unë mundona me shiku rrugën teme e me vazhdu përpara”, shtoi ajo.

Tags: Miss Universe KosovoTuti Sejdiu

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
Disleksia/ 10 fakte mbi çrregullimin që prek 1 në 10 njerëz

Disleksia/ 10 fakte mbi çrregullimin që prek 1 në 10 njerëz

Hapet fshati atletik i Tokios , dhjetë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike

Koka*në tek bananet në Durrës, në 2019 kompania u kap me 137 kilogramë drogë

Koka*në tek bananet në Durrës, në 2019 kompania u kap me 137 kilogramë drogë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com