Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Misioni i Macron

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Misioni i Macron

Harold James*/ “Project Sindycate”

Suksesi i kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, ka të ngjarë të rienergjizojë Evropën. Në dallim nga kandidatët e tjerë, Macron nuk njeh vetëm nevojën për një ndryshim radikal në Bashkimin Evropian; ai e mbështet arritjen e tij, nëpërmjet një bashkëpunimi të gjerë evropian.

Por, shumica e votës popullore për Macron ishte e ngushtë dhe, një pjesë shumë e madhe e votuesve francezë, dëshmuan mbështetje për një vizion shumë më të ndryshëm politik. Ai është vizioni i nostalgjisë dhe izolimit, i përqafuar nga rivalja e Macron në raundin e dytë, kandidatja e ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.

Slogani i saj – “on est chez nous” (ne jemi në shtëpi) – nënvizon fokusin e saj në kandisjen e Francës në një fshikëz kombëtare, që i reziston “globalizimit të egër”. Por, Le Pen nuk qe e vetmja në promovimin e këtij vizioni. Një nga kandidatët, që përfundoi i katërti në zgjedhjet e së dielës, kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, e ndërtoi garën e tij mbi populizmin e thjeshtëzuar ekonomik.

Për shembull, ashtu si Le Pen, ai premtoi një reduktim radikal të moshës së daljes në pension, pa shpjeguar se si do ta financonte atë. Dhe të dy iu referuan gjermanofobisë, duke u fokusuar në krizën e borxhit evropian dhe insistimin e Berlinit për masat shtrënguese. Le Pen akuzon Macron se aspiron të jetë zëvendëskancelari i Evropës, nën kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa e shpall me krenari veten si “antiMerkel”.

Mélenchon pretendon se Gjermania është e motivuar nga individualizmi radikal, neoliberalizmi dhe interesat ekonomike të një popullsie të mplakur. Edhe nëse Macron fiton në raundin e dytë, sikurse pritet, ai do të duhet të analizojë me imtësi se çfarë çoi më shumë se 40 për qind të votuesve francezë të mbështesnin këtë vizion antievropian në raundin e parë.

Dhe, në rast se është i përkushtuar të përtërijë mbështetjen për Evropën, duhet të marrë parasysh se çfarë e bënte Evropën tërheqëse në të kaluarën – dhe se si ajo e humbi sharmin e saj. Kur Evropa ishte qartazi më tërheqëse, konsiderohej si një mënyrë për të spastruar atë që ishte e keqe dhe e korruptuar nga traditat kombëtare. Në vitet 1950, teksa dy burra të moshuar, kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe presidenti francez Charles de Gaulle, lëvizën për të ringritur vendet e tyre respektive, ata shqyrtuan se si traditat e tyre të lavdërueshme qenë minuar nga elitat e tyre.

Gjermania ishte shkatërruar nga nazizmi, i cili sipas Adenauerit, i qe imponuar vendit nga aristokracia prusiane dhe militariste. Në Francë, sipas de Gaulle, elitat e patën dobësuar vendin, përpara se të votonin për të përmbysur Republikën, si pasojë e disfatës ushtarake. Por, ndryshe nga sot, reagimi antielitë i pasluftës nuk bëri që vendet të mbyllen në vetvete.

Përkundrazi, de Gaulle besonte se plagët e thella historike të Francës, mund të shëroheshin vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë. Siç u shpreh ai, “Gjermania është një popull i madh që triumfoi, dhe më pas u shtyp. Franca është një popull i madh që u shtyp, dhe pastaj e lidhi veten në Vichy me triumfin e dikujt tjetër”. “Dhe besonte se vetëm ai vetë mund të sillte pajtimin e Francës me Gjermaninë, pasi vetëm ai mund të “ngrinte Gjermaninë nga dekadenca e saj”.

Megjithatë, me krizën e euros dolën në pah kufijtë e atij pajtimi, ashtu si edhe çështja e dekadencës kombëtare. Gjermania dhe Franca kishin qartazi nevojë për njëra-tjetrën, por e patën të vështirë ta kuptonin njëra-tjetrën. Politikëbërja evropiane e pas vitit 2010, qe praktikisht një çështje dypalëshe, që përfshinte një Francë dominuese dhe një Gjermani edhe më dominuese.

Ashtu si ngjarjet e vitit 1940, kriza e euros reflektoi menaxhimin dhe gjykimin e keq, dhe filloi të shihet si një tradhti nga ana e elitave. Por këtë herë, ishin elitat evropiane – dhe elitat kombëtare që i fuqizuan ato – që u kritikuan. Eurozona u bë fokusi i kundërshtive, për shkak të kufizimeve që ajo vendosi ndaj vendeve anëtare.

Ndërsa kriza përparoi, monedha e përbashkët filloi të ndjehet si një këmishë force, dhe votuesit u bënë gjithnjë më të bindur se largimi prej saj do të zgjidhte problemet që kishin dalë gjatë kohës që ishin lidhur prej saj. Interesant është fakti që si debitorët, ashtu edhe kreditorët e Eurozonës, e ndajnë njëlloj këtë ndjesi.

Natyrisht, Evropa jugore, përfshirë edhe Francën, ndihet e zënë në kurth në një skenar të konkurrencës së ulët, papunësisë së lartë dhe frenimit të rritjes së të ardhurave. Por, edhe Evropa Veriore – dhe veçanërisht Gjermania – ndjehet e bllokuar. Pavarësisht se portretizohet si përfituesja më e madhe e eurozonës, fitimet tregtare të Gjermanisë janë më të ulëta, sesa pretendon shumëkush, sidomos kur vendet evropiano-jugore që përballen me krizën, janë duke importuar më pak mallra gjermane.

Në vend të kësaj, ajo që shohin shumë gjermanë, janë pretendimet financiare ndaj vendeve të Evropës Jugore, në ndërtimin e sistemin e pagesave TARGET2 të Eurozonës. Kjo situatë, në të cilën të dyja palët ndjehen të bllokuara, mund të shihet si një variant i famshëm i dialektikës së padron-skllavit, tek “Fenomenologjia e Shpirtit” e Georg.W.F Hegelit: të dy janë njësoj të lidhur.

Skllavi nuk njihet si plotësisht njeri, apo i barabartë më padronin e tij, dhe nuk është i lirë. Padroni është i lirë, por nuk ndihet i njohur si një njeri nga ana e skllavit. Padroni është i shqetësuar vazhdimisht nga brishtësia e marrëdhënieve, si dhe nga fakti që skllavi është duke krijuar një univers alternativ vlerash, në të cilën padroni nuk është i përfaqësuar.

Prandaj, detyra që shtrihet përpara për një president si Macron, do të jetë arritja e një lloj transcendence hegeliane, nëpërmjet një procesi të ngjashëm me atë që përshkroi de Gaulle në vitet 1960. Franca ka nevojë për Gjermaninë, që të shërbejë si një model i ekonomisë sociale të tregut, e aftë për të krijuar vende të reja jo qeveritare pune.

Gjermania ka nevojë për Francën për të afirmuar vendin e vet në botë, përfshirë edhe nga pikëpamja e sigurisë. Pajtimi i këtyre detyrave të ngutshme ekonomike dhe të sigurisë është i dhimbshëm, pasi nënkupton përballjen me dobësitë dhe gabimet e së shkuarës. Por, është diçka e nevojshme. Franca dhe Gjermania duhet të mirëpresin sërish sloganin “shtëpia jonë” e njëri-tjetrit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

*Harold James është Profesor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Princetonit dhe një studiues në Qendrën për Inovacionin e Qeverisjes Ndërkombëtar.

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Ambasadorët “zbarkojnë” te Meta, çfarë po ndodh me negociatat?

Ambasadorët “zbarkojnë” te Meta, çfarë po ndodh me negociatat?

STUDIMI: Obeziteti po vret njerëzit më shumë se duhani

STUDIMI: Obeziteti po vret njerëzit më shumë se duhani

Basha: Rama po rrjep shqiptarët me koncesione, e turpshme letra e Xhafajt

Basha: Rama po rrjep shqiptarët me koncesione, e turpshme letra e Xhafajt

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

by mirseda
22:55 | 23/05/2025
0

Një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer...

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

22:51 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

22:27 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com