Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Misioni” i Bashës, thirrja e arsyes

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
“Misioni” i Bashës, thirrja e arsyes

Marrë nga Panorama, Belina Budini

Në politikën bashkëkohore thuajse çdo kandidat serioz është edhe një autor. Për të përballuar emergjencën elektorale, publikimi i një libri politik konsiderohet instrument i domosdoshëm komunikimi, si shenjë e një propozimi të mirëmenduar dhe profesional. Edhe pse shpesh bën më tepër zhurmë akti sesa përmbajtja e librave të tillë, mjedisi politik dhe publik fiton edhe më shumë kur përmbajtja është në lartësinë e aktit. “Misioni im” i Lulzim Bashës e kaloi provën e aktit me sukses të pamohueshëm sa i përket PR-it, pasi në një mjedis sa të varfër në ide të reja aq edhe të pasur në reagime të vjetra, interesi përftohet me lehtësi, edhe pse shpesh në kurriz të përmbajtjes. Sidomos atëherë kur risia qëndron pikërisht tek kjo e fundit.

I tillë është rasti me librin e kandidatit Basha, ndoshta risia më e vlefshme e këtyre zgjedhjeve sa i përket përmbajtjes, por edhe formës. Befasia e publikimit të “Misionit” shënoi një avantazh të dukshëm si akt komunikimi në tërësi, aq më tepër kur në tregun e kandidatëve elektoralë asnjë tjetër në krye të një subjekti politik, i ri apo i stazhionuar qoftë, nuk u ngrit në lartësinë e një propozimi të tillë kaq praktik, qoftë edhe për t’u diferencuar nga të tjerët në besime dhe vlera individuale. Duket se rruga e lehtë, ajo e gjuhës së batutave dhe ekspozimit televiziv, është përqafuar tanimë nga të gjithë aktorët e politikës, në formate gjithnjë e më sipërfaqësore dhe bajate të komunikimit politik. Pa ndonjë surprizë, në terma të përmbajtjes dhe propozimit të vlerës.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse libri i Bashës u konsiderua edhe nga më skeptikët ndaj tij si një lloj befasie. Thirrja drejtuar arsyes me anë të “Misionit” nuk mbetet megjithatë thjesht një akt PR-i dhe rëndësia e tij nuk qëndron vetëm tek lëvizja taktike që surprizoi elitën politike dhe madje edhe atë mediatike. Rëndësia e këtij akti qëndron më tepër tek propozimi që mbart dhe ndoshta merr vlerë më të madhe atëherë kur zhurma nis e shuhet, sepse “scripta manent”, pra e shkruara mbetet. 100 faqet e librit të Bashës janë sprova e tij e parë e këtij lloji dhe një test për autenticitetin dhe thelbin e propozimit të tij si kandidat për të qeverisur Shqipërinë. A është kjo përmbajtje dhe ky libër në koherencë me vetë autorin e tij?

Kjo pyetje që përkthen ndoshta skepticizmin dhe emocionin e parë, që u ngrit rreth aktit të publikimit të librit, merr një përgjigjie plotësisht pozitive që në faqet e para kur Basha arsyeton pozicionin e vet në politikën shqiptare, në përputhje me thelbin e tij autentik. Përmbajtja e librit nuk krijon asnjë mëdyshje për autenticitetin e fjalëve dhe propozimeve të Bashës që janë në pajtim me sjelljen e tij politike. “Misioni” i tij është pikërisht aplikimi i një formule normaliteti edhe për qeverisjen e Shqipërisë, një formulë që sikurse shprehet vetë, duke iu referuar Maks Veberit, ka në thelb “legjitimitetin racional” dhe modelin e arsyes, si i përkundërt me modelin e qeverisjes autoritare apo të vullnetit për pushtet.

Duke i bërë thirrje arsyes, Basha evokon përgjatë librit pikërisht atë që përbën edhe propozimin e vetë rrugëtimit të tij politik, normalitetin si një emergjencë demokratike. Nevojën për një formulë tjetër drejtimi dhe qeverisjeje për Shqipërinë, ai e lidh me anormalitetin dhe degradimin demokratik që buron nga ekzagjerimi i pushtetit personal të liderit të fortë ose autoritar që mishëron kundërshtari i tij politik. Basha argumenton se përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme është edhe arsyeja kryesore që e mban demokracinë shqiptare të vonuar dhe të pakonsoliduar, si edhe vendin pa perspektivë të qartë zhvillimi dhe integrimi. Arsyeja elektorale në këtë pikë takon edhe emocionin e përkatësisë dhe identitetit politik. Për Bashën, parakushtin për realizimin e integrimit europian të shqiptarëve, është në gjendje ta përmbushë vetëm Partia Demokratike, e cila që në fillimet e saj ka simbolizuar mundësitë e hapura dhe arritjet më të rëndësishme në procesin e integrimit. Me Partinë Demokratike si garante të dekadës së re të demokratizimit dhe normalizimit, Basha risjell në libër aspiratën e papërmbushur dhe sugjestionuese për shqiptarët edhe në vitin 2021, atë të Shqipërisë si gjithë Europa. Largimin e Shqipërisë nga kjo aspiratë, ai e lidh me natyrën jodemokratike të kryeministrit aktual, ndërsa afrimin me Europën e sheh të lidhur si mundësi vetëm me rikthimin e modelit demokratik të qeverisjes.

Librin e ka konceptuar si një letër të hapur drejtuar shqiptarëve, me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe efiçente, që tingëllon e sinqertë, pa zbukurime dhe lojëra fjalësh, edhe pse pa dyshim në një format utilitar e me frymë elektorale. Megjithëse i adresohet kryesisht arsyes dhe synon të bindë përmes argumentimit, “Misioni” nuk mund të lexohet jashtë përkatësisë politike dhe emocioneve identitare. Libri sjell propozime të së djathtës si për shembull shtetin e vogël dhe efiçent, përqasje të lirisë ekonomike dhe rrugëve liberale për zgjimin ekonomik, angazhimet e një konservatorizmi të moderuar ndaj familjes dhe kulturës, si edhe konsiderata zhvilluese të lidhura pazgjidhshmërisht me Partinë Demokratike si “Partia më e bukur e Lindjes”. Në tërësi, artikulimi i perspektivës së djathtë në formën e një vizioni të tipit “Shqipëria, si bëhet” rezulton megjithatë tërheqës dhe projekton një emocion, aq më tepër që shoqërohet edhe me elementë të rrëfimit personal, që i japin librit një prekje njerëzore.

Risia e “Misionit” nuk është narracioni, gjithësesi, pasi nuk është as libër kujtimesh as letërsi. Konkretësia dhe qartësia me të cilën ka sjellë idetë dhe vlerat në të cilat beson, janë kontributi kryesor i këtij libri. “Urgjenca e normalizimit” është një nga kapitujt e librit ku Basha si jurist bëhet edhe më konkret, pasi është në fushën e vet të ekspertizës kur kërkon atë që ka vite që e presin partnerët ndërkombëtarë dhe vetë publiku: normalizimin funksional të demokracisë shqiptare. Nuk e mbështet propozimin e normalizimit vetëm tek personaliteti i tij si drejtues racional që beson tek ligji dhe të drejtat, por në aplikimin e një formule të thellë reformuese, sikurse shkruan. Propozimi i tij i parë është implementimi i një mekanizmi të ri kushtetues që çon në një kushtetutë të re demokratike, me konsensus të gjerë, si të vetmen garanci për ekuilibër politik dhe demokratik, për të kaluar në fazën e një shteti me demokraci të paprapësueshme. Në këtë rast, autori i “Misionit” ka gjuhën dhe formimin e duhur për të adresuar çështjet e lidhura me shtetin ligjor dhe të së drejtës, duke shprehur qartë edhe vullnetin për ndryshime transformuese, jo thjesht elektorale apo sipërfaqësore.

Megjithatë, një libër politik apo ekspertize, që vjen në nisje të fushatës elektorale është i pandashëm nga emocionet, edhe pse mund t’i adresohet arsyes dhe reflektimit. Ndaj, “Misioni” i Bashës i bën thirrje arsyes elektorale dhe i shërben gjithashtu edhe emocionit politik të ditës. Pa ndonjë kompleks në këtë drejtim, një libër elektoral është sidoqoftë pasaportë politike e vlefshme si shenjë e normalitetit dhe profesionalizimit të komunikimit politik modern. Një kandidat për kryeministër që i drejtohet opinionit publik me anë të një libri propozues për ta bindur është garancia e parë që ai jep për normalizimin e jetës politike edhe në Shqipëri. Aq më tepër nëse përmbajtja e librit është në lartësinë e aktit dhe sjell një perspektivë të argumentuar dhe realiste.

Fushata zgjedhore e partisë më të madhe të opozitës që nis me promovimin e një libri sot premton një realitet tjetër nesër, ndoshta një politikë më të mirë po të nisemi nga format i protagonizmit elektoral që ka zgjedhur kandidati i opozitës për kryeministër. Në arsyetimin e tij “politika e mirë i zgjidh probemet pa teatër” dhe “pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe figurë”. Rikthimin e vendit në shinat normale të të bërit politikë Basha e nis kësisoj që nga ky akt i parë simbolik, si reagim të mirëmenduar ndaj “degradimit të politikës e cila ka aktualisht statusin e një aktiviteti famëkeq, kur në të vërtetë duhet të jetë një mision, falë rëndësisë që ka për jetën e njerëzve”. Misioni i parë i librit mund të thuhet që është vetë-përmbushur sa kohë që mishëron si medium pikërisht atë që synon të sjellë, normalitetin e të bërit politikë.

Tags: bashabelina budinifushatapanorama

TË LIDHURA

Tension në Qafë Botë: Greqia bllokon kalimin e makinave, qytetarët ecin në këmbë
Aktualitet

Tension në Qafë Botë: Greqia bllokon kalimin e makinave, qytetarët ecin në këmbë

09:46 | 03/07/2025
Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve
Aktualitet

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

08:35 | 03/07/2025
Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

22:46 | 02/07/2025
Next Post
Dubai, modelet nudo në ballkon postojnë video në mediat sociale, arrestohen

Dubai, modelet nudo në ballkon postojnë video në mediat sociale, arrestohen

Franca zgjat masat anti-covid, Macron: Shkollat do të mbyllen për 3 javë

Kompleksi napoleonian i Emanuel Makronit

Rivalitete të zjarrta : Mallkimi i shtatë maceve

Rivalitete të zjarrta : Mallkimi i shtatë maceve

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr ‘apokaliptik’ në Spanjë: Dy viktima dhe mijëra të tjerë të izoluar nga flakët
Bota

Zjarr ‘apokaliptik’ në Spanjë: Dy viktima dhe mijëra të tjerë të izoluar nga flakët

by mirseda
10:10 | 03/07/2025
0

Një zjarr shkatërrues në Spanjë ka marrë jetën e dy personave dhe ka detyruar mbi 20 mijë...

Kufizim të ujit të pijshëm në Tiranë, ja zonat që preken

Kufizim të ujit të pijshëm në Tiranë, ja zonat që preken

10:07 | 03/07/2025
Analiza/ Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Analiza/ Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

10:01 | 03/07/2025
Pamje apokaliptike nga Greqia! Shtëpi të djegura dhe banorë të evakuuar, çfarë ndodhi gjatë natës në Kretë

Pamje apokaliptike nga Greqia! Shtëpi të djegura dhe banorë të evakuuar, çfarë ndodhi gjatë natës në Kretë

09:58 | 03/07/2025
Rama: Ina Majko nga komuniteti Rom, zëvendësministre e Shëndetësisë

Rama: Ina Majko nga komuniteti Rom, zëvendësministre e Shëndetësisë

09:53 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com