Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar pamje nga takimi me mbështetësit demokratë në Dibër, ku një ditë më parë u prit nga simpatizantë të partisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen e demokratëve dibranë, ndërsa theksoi se kërkesa për ndryshim ndihet në të gjithë vendin.
“Mirënjohje për demokratët e Dibrës. Në çdo cep të Shqipërisë kërkohet ndryshim!”, shprehet Salianji në mesazhin e tij.















