Mirditë, automjeti përplas për vdekje 68-vjeçarin (Emri)

Një 68-vjeçar në Mirditë humbi jetën në një aksident rrugor ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Bungaj, ku shtetasi Mhill Gega, 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta, 68 vjeç,.

”Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.’’, informon policia.

Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.