Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Miratohet ligji për shkëmbimin e informacioneve mbi llogaritë “off shore”

6 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miratohet ligji për shkëmbimin e informacioneve mbi llogaritë “off shore”

Të enjten Parlamenti miratoi ligjin për shkëmbimin automatik të informacionit të Llogarive Financiare duke i hapur kështu rrugë shkëmbimit të informacionit edhe sa i takon një prej temave më të lakuara të vitit të kaluar, asaj të kompanive offshore. Në Shqipëri operojnë një sërë kompanish që janë të regjistruara në parajsa fiskale çka në shumë raste ka ngritur debate mbi transparencën. Në një reagim në rrjetin social Facebook lidhur me miratimin e ligjit Ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thekson se pikërisht miratimi i këtij ligji krijon kuadrin e nevojshëm dhe hap rrugë për shkëmbimin e informacionit mbi llogaritë offshore.

Sipas Denajt kjo nismë ligjore na ndihmon në luftën kundër evazionit fiskal dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe bën realitet disa nga pritshmëritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë.

“Në prezantimin tim para deputetëve theksova se sistemi i këmbimit automatik të informacionit do të ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, do sigurojë verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve si dhe do të ulë evazionin fiskal. Rritja e integritetit të sistemeve, mbi të gjitha atyre tatimore, është interes i përbashkët i Shqipërisë?? dhe partnerëve tanë strategjikë.

Qeveria Shqiptare bashkëpunon me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian dhe zbaton 41 marrëveshje të ratifikuara nga Kuvendi për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal” nënvizon Denaj.

 

Ligji për shkëmbimin automatik të informacionit

Ligji i ri synon krijimin e një mjeti efikas për realizimin e shkëmbimit automatik të informacionit, në zbatim të Standardit të Përbashkët të Raportimit dhe marrëveshjes shumëpalëshe të autoritetit kompetent për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.178, datë 9.3.2016.

Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Kjo pasi, veprimtaria e evazuesëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

Autoriteti kompetent sipas ligjit është administrata tatimore. Kjo e fundit mbledh informacionin që raportohet nga subjektet që kanë këtë detyrim që janë ato financiare dhe që brenda datës 30 maj të vitit duhet të përmbyllin këtë proces. Po kështu në saktësohet mënyra sesi bëhet verifikimi i duhur për subjektet që do raportohen. Gjithsesi tatimpaguesit do të njoftohen kur llogaritë e tyre të kalojnë në procese verifikimi. “Institucionet financiare raportuese në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin të informojnë Mbajtësit e Llogarive mbi përpunimin e të dhënave të tyre personale në kuadër të procesit të Verifikimit të Duhur dhe detyrimit të raportimit të kryer në përputhje me këtë Ligj dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, përpara fillimit të procesit të raportimit dhe në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale” thuhet në nenin 6 të ligjit.

Në të përfshihen elementë të konfidencalitetit si dhe masat administrative kur është bërë raportim i gabuar apo nuk janë respektuar procedurat dhe afatet. /Monitor

Tags: evazionfiskalligjoff shore

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Është ndarë nga Albani? Çiljeta mbyll ‘gojët e liga’

Është ndarë nga Albani? Çiljeta mbyll ‘gojët e liga’

Ku jam kundër Ramës dhe kundër Bashës?

Basha bën deklaratën e bujshme: Marrëveshje me Ramën me këtë kusht

EMRI/ Kapet me lëndë narkotike, pranga 26-vjeçarit shqiptar në Itali

EMRI/ Kapet me lëndë narkotike, pranga 26-vjeçarit shqiptar në Itali







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com