Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.
Mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbërritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi.
Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.
Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.
Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.