Ministria e Brendshme ka një apel për të gjithë qytetarët që u skadon karta e identiteti në 6 mujorin e parë të vitit. Ministria bën thirrje që në rast të tillë, qytetarët të aplikojnë sa më parë për kartën e identitetit dhe të evitojnë radhët.
Postimi i MB:
Verifiko afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit!
Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën!
Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në çdo zyrë të Postë Shqiptare paraqitu pranë zyrave të ‘Aleat’!