Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi biseda telefonike të ndara me homologët e tij, ministren Donika Gërvalla dhe ministrin e Serbisë, Nikolla Selakoviç. Sipas informacionit të dhënë nga ministria, Çavuşoğlu ka zhvilluar biseda telefonike për shkak të tensionit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
Çavuşoğlu u tha bashkëbiseduesve se Turqia gjithmonë i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit të Ballkanit. Ndër të tjera ka deklaruar se tensionet e reja në rajon nuk i shërbejnë askujt, dhe se duhet të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë. Po sipas tij, Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj, për të ulur tensionet.
Sırbistan-Kosova sınırındaki gerilim nedeniyle Sırp ve Kosovalı mevkidaşlarımla görüştüm.
Türkiye, Balkanların barış ve istikrarına her zaman önem vermektedir.
Yeni gerilimlerin kimseye faydası olmaz.
Gerilimi azaltmak için üzerimize düşeni yapmaya hazırız.
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) July 31, 2022
Burimi i lajmit: trthaber. Përshtatur nga Tirana Today