Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, udhëton për Kosovë e Serbi

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, udhëton për Kosovë e Serbi

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, SPD, do të niset të enjten, 22.4.2021 në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla. Të premten ai do të jetë në Serbi për të zhvilluar takime me presidentin, Aleksandar Vuçiq, kryeministren, Ana Brnabiq dhe homologun e tij serb, Nikola Selakoviq. Këtë e bëri të ditur të mërkurën, 21.04.2021, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, në konferencën e rregullt të shtypit të qeverisë gjermane në Berlin.

Adebahr tha se në qendër të bisedave do të jenë çështje bilaterale,  dialogu i normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës dhe  Procesi i Berlinit.

Vizita e Maasit në rajon vjen paksa e papritur.  Kohët e fundit  në kancelaritë e vendeve evropiane ishte diskutuar për një nonpaper të qeverisë sllovene për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë ekskluzive dhënë DW, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, tha se këto janë fantazi që i takojnë së kaluarës dhe tha se askush në Evropë nuk ka interes për to.

Shans i rrallë për Ballkanin Perëndimor 

Vizita e Maasit vjen menjëherë pas një letre të presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar homologes nga Kosova Vjosa Osmani, ku ndër të tjera thuhet se lipsen kompromise të dhimbshme për normalizimin e dialogut Serbi-Kosovë.

Ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas e ka vendosur si prioritet Ballkanin Perëndimor për të këtë vit, e sidomos normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Në fillim të vitit, ai zhvilloi një sërë takimesh fizike dhe virtuale me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. “Zgjedhja e Joe Biden si President i SHBA ofron mundësinë për të vepruar edhe një herë në nivel  transatlantik dhe me vendosmëri për pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, thuhej në një deklaratë të MPJ gjermane asokohe në Berlin.

Gjermania do të jetë mikpritëse e konferencës së radhës së Procesit të Berlinit. Në këtë kuadër është paraparë që në verën e këtij të bëhet edhe konferenca  e fundit  e këtij formati nën drejtimin e kancelares Angela Merkel. /DW/

Tags: Heiko MaaskosovaSerbia

TË LIDHURA

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama në koordinim me ambasadorët
Aktualitet

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama në koordinim me ambasadorët

19:58 | 02/03/2026
Next Post
Feston sot ditëlindjen Topi i Artë Kakà, kujtojmë episodin e madh të karrierës

Feston sot ditëlindjen Topi i Artë Kakà, kujtojmë episodin e madh të karrierës

Mashtronin duke kërkuar 25 mijë euro për një person të sëmurë, 2 në pranga

Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndryshme në qarkun e Tiranës

‘Godet’ Kim Mehmeti: Rilindasit do heqin plisin, tangat do i bëjnë veshje kombëtare

Me 25 prill, Shqipëria duhet ta abortojë 'Rilindjen'







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com