Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Miliona viktima në shekujt e fundit, tërmetet më shkatërruese në histori (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miliona viktima në shekujt e fundit, tërmetet më shkatërruese në histori (VIDEO)

Tërmetet janë një dukuri natyrore e rrezikshme. Ato kanë shkaktuar vdekjen e mbi 13 milionë njerëzve gjatë 4000 viteve të fundit. Kjo është një shifër e përllogaritur me përafërsi, referuar burimeve të kohës. Ndërsa shifra reale mund të jetë shumë më e madhe se kaq. Po çfarë i shkakton tërmetet? A kanë ato ndonjë model specifik? Ja çfarë mund të mos dini për tërmetet:

Tërmeti më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë, ishte ai që ra në Kinën Qendrore në vitet 1800, ku humbën jetën më shumë se 800.000 njerëz. Në Japoni, ndodhin të paktën 1500 tërmete në vit, ose 2-3 të tillë në ditë. Për fat të mirë, shumica e tyre janë të lehtë.

Toka përbëhet nga disa pllaka të mëdha tektonike, që lëvizin vazhdimisht. Gjatë lëvizjes, krijohet një presion i madh, që krijon të çara në sipërfaqen ose koren e tokës. Presioni çlirohet përmes këtyre çarjeve, dhe lëviz drejt sipërfaqes në formën e valëve sizmike, që ne i njohim si tërmete.

Por tërmete nuk shkaktojnë lëvizjet e pllakave tektonike. Edhe rënia e meteorëve, shpërthimet vullkanike, shpërthimet në miniera, testet bërthamore, tërheqja gravitacionale e Hënës dhe Diellit mund të shkaktojnë lëkundje të fuqishme sizmike.

Çdo vit ndodhin miliona tërmete. Shumica e këtyre janë shumë të dobëta për t’u regjistruar. NEIC, ose Qendra Kombëtare e Informacionit për Tërmetet në SHBA, regjistron rreth 20.000 tërmete çdo vit, nga të cilët vetëm 100 ose më shumë, janë në gjendje të shkaktojnë dëme.

Shumica e tërmeteve ndodhin përgjatë skajeve të 7 pllakave tektonike kryesore të Tokës. 80 për qind e tyre ndodhin afër asaj që njihet si “Unaza e Zjarrit” në Paqësor, një rajon që i ngjan formës së një patkoi kuajsh. Rajoni i dytë me rrezikshmëri të lartë, është ai i Rripit të Alpideve, ku ndodhin tërmete tepër të fortë, dhe ku ndodhen vende si India, Turqia dhe Pakistani.

Një tërmet është i aftë të çlirojë energji, e cila është 100 herë më e fuqishme se sa energjia e çliruar nga bomba bërthamor e hedhur në qytetin japonez të Hiroshimës në vitin 1945. Përpara një tërmeti të fortë, kanalet dhe pellgjet me ujë, mund të lëshojnë një erë të çuditshme. Kjo ndodh zakonisht për shkak të çlirimit të gazrave nëntokësorë.

 

 

Një tërmet i madh, paraprihet zakonisht nga një seri tërmetesh më të vogla. Këto tërmete njihen si tërmete pararojë. Tërmeti i madh, pasohet nga një seri tërmetesh të vogla, të cilat njihen si pas-goditje, dhe që mund të zgjasin me ditë, javë dhe madje dhe me vite.

 

Një tërmet mund të zgjasë midis disa sekondave dhe disa minutave. Tërmeti më i gjatë në historinë e regjistruar ndodhi më 26 Dhjetor 2004 në Oqeanin Indian. Ai zgjati plot 10 minuta, dhe shkaktoi një seri cunamesh. Ato goditën 11 vende, dhe i morën jetën mbi 225 mijë njerëzve. Dallgët e cunamit arritën deri në 30 metra.

Valët sizmike, mund të udhëtojnë me një shpejtësi shumë të madhe. Vala më e shpejtë e regjistruar deri më tani ishte 360 ​​km/h. Hemisfera Veriore, është më shumë e prekur nga tërmetet sesa ajo Jugore. Tërmetet prodhojnë një lloj valë të njohur si Vala Rayleigh. Ato janë valë akustike sipërfaqësore që udhëtojnë nëpër sipërfaqen e tokës. Këto valë janë të afta të udhëtojnë lart, dhe të arrijnë deri edhe jonosferën e atmosferës së tokës, që ndodhet 80-480 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Pllakat tektonike lëvizin me një ritëm shumë të ngadaltë, mesatarisht 7.5 cm në vit. Edhe vetëm një lëvizje prej 20 centimetrash, është e mjaftueshme për të shkaktuar një tërmet të fortë. Tërmetet nuk ndodhin thellë nën tokë, por gjithmonë nën koren e Tokës. Edhe ai që konsiderohet si një tërmet i thellë, është në fakt një tërmet që ndodh në kore, por ndryshimi i vetëm është se korja rrëshqet poshtë një pllake tektonike.

Tërmetet janë tejet shkatërruese, kur ato ndodhin në zona që shumë të populluara, dhe kur kanë një epiqendër më të vogël se 32 kilometra nën tokë. Ashtu si në Tokë, tërmetet ndodhin edhe në Hënë, por zakonisht nuk janë aq të forta sa tërmetet e Tokës.

Tërmetet që ndodhin në njërën anë të Tokës, janë të afta të tronditin edhe anën tjetër të planetit. Sipas sizmologëve tërmeti i Oqeanit Indian i vitit 2004, e dobësoi Vijën e Famshme San Andreas në Kaliforni. Ngjashëm, tërmeti që ndodhi në Kili në 1960 ishte aq i fortë, saqë e gjithë bota u trondit për disa ditë. Ky fenomen, u mat nga stacionet sizmologjike në të gjithë botën./ TIRANA TODAY

Tags: tërmetet

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
10 tërmetet më shkatërrimtare në Shqipëri

10 tërmetet më shkatërrimtare në Shqipëri

Bota mban frymën/ Mbi 100 lëkundje kanë shkundur Shqipërinë

Bota mban frymën/ Mbi 100 lëkundje kanë shkundur Shqipërinë

Pamjet e frikshme/ Ja sa zgjatën lëkundjet e tërmetit

Pamjet e frikshme/ Ja sa zgjatën lëkundjet e tërmetit







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com