Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Milinkovic kërkon fitoren, Daja Superligën

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Milinkovic kërkon fitoren, Daja Superligën

Të hënën do të ketë një përballje mjaft interesante në Superligën Shqiptare, ku kampionët e Kukësit do të presin Skënderbeun. Një kryendeshje e kampionatit pasi janë edhe dy ekipet më në formë të momentit. Skënderbeu vjen nga një javë e lodhshme, një ndeshje në fundjavë me Partizanin e më pas me Young Boys në Europa League. Kukësi nga ana tjetër Ka zhvilluar dy ndeshje, atë me Laçin dhe një ndeshje në kupën e Shqipërisë me Egnatian. Të dy ekipet e do të kenë mungesa në këtë supersfidë.

Verilindorët kampionë në fuqi ndajnë kreun me skuadrën korçare, me nga 7 pikë, ndërkohë që do të përpiqen të shfrytëzojnë edhe lodhjen e ekipit të Skënderbeut, që aktualisht luan edhe në fazën e grupeve të Europa League.

Mlladen Milinkoviç, trajner i Kukësit, tha: “Vërtet është shumë i gjatë kampionati, por kjo është një ndeshje si një finale. Sigurisht, Skënderbeu mund të ndjejë lodhje nga ndeshja në Europa League, por nuk besoj se do të ndikojë tek kjo ndeshje e kampionatit, pasi ka shumë lojtarë. Megjithatë, ne na duhet fitorja dhe vetëm ajo na kënaq si ne dhe tifozët që do të rikthehen këtë ndeshje”.

Ndërkohë, ende pa kaluar entuziazmi i pikës së parë të marrë në fazën e grupeve në Europa League, Ilir Daja në prononcimin e tij për Top Channel, tregoi se nuk ka kohë për të festuar.

“Ka qenë një javë intensive, pasi brenda saj na u desh të luanim me Partizanin, në Europa League dhe ditën e hënë me Kukësin, që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Për këtë arsye do t’i kthehemi punës që nesër sepse dihet që objektivi ynë sezonal është titulli kampion dhe në Kukës na pret një ndeshje e vështirë”, deklaroi Daja.

Sa i përket gjendjes së skuadrës së Kukësit, trajneri Milinkoviç thekson rikthimin në formacion të portierit Koliçi dhe Hallaçit dhe lë në dyshim Bakajn dhe Shametin, të cilët janë të dëmtuar.

Ndërkohë, për Skënderbeun mungon Gavazaj i dëmtuar në ndeshjen me Young Boys, ndërkohë që do të rikthehet me shumë mundësi Radas dhe Osmani.

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet ditën e hënë në “Zeqir Ymeri”.

Tags: DajafitorenkerkonMilinkovicSuperligën

TË LIDHURA

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor
Sport

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi
Sport

Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi

17:36 | 16/03/2026
Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut
Sport

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16:17 | 16/03/2026
Next Post
Ja si mund ta shikojmë Messin në Premier League…

Ja si mund ta shikojmë Messin në Premier League...

Ngjarja në Elbasan/ Prokuroria: Vetëm maja e ajsbergut e një aktiviteti kriminal

Ngjarja në Elbasan/ Prokuroria: Vetëm maja e ajsbergut e një aktiviteti kriminal

Suning Group kërkon të kthejë Milanon ‘zikaltër’

Suning Group kërkon të kthejë Milanon ‘zikaltër’







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com