Jo vetëm Donnarumma dhe Calhanoglu, tek Milani nuk dihet as fati i Zlatan Ibrahimoviçit, të cilit gjithashtu pritet t’i skadojë kontrata në 30 qershor.
Ekziston një ndjenjë e mirë që palët duan ta zgjasin martesën në Milanelo për të paktën një sezon tjetër, edhe teksa vetë Zlatani dribloi me përgjigjen mbrëmjen e kaluar:
“Për vitin e ardhshëm nuk mund të them asgjë, për momentin jemi këtu ”, tha kampioni suedez, i thirrur përsëri nga ekipi i tij kombëtar. Pavarësisht nga e ardhmja e Ibrahimoviçit, Maldini dhe Masara janë ende në kërkim të një sulmuesi më të ri për t’u bashkuar me Ibrën dhe kështu të fillojnë të përgatisin terrenin për të kaluar stafetën.
I preferuari i drejtorit teknik Maldini do të ishte Belotti që për momentin është duke u marrë me negociatat e rinovimit tek Torino.
Ndihma për ‘djallin’ mund të vijë nga mungesa e marrëveshjes midis sulmuesit dhe klubit të presidentit Kajro: afati aktual, i vendosur në 2022-ën, do të ulte në mënyrë të pashmangshme vlerën e kartonit të lojtarit nën 30 milion euro.
Një profil tjetër që ngacmon njerëzit e merkatos tek Milani është Vlahovic, i cili ka shpërthyer në sezonin aktual me fanellën e Fiorentinës. Sidoqoftë, këtu do të nevojitej një shifër më e lartë se Belotti, duke marrë parasysh se serbi është në rritje dhe vlerësimi gjithashtu i tij rritet. Klubi vjollcë, për momentin, nuk do të ulej të negocionte për më pak se 40 milion.