Serie A, miku i afërt zbulon idetë e Alegrit për ekipin e ardhshëm në Itali

Giovanni Galeone, miku i Maks Alegrit i cili foli për ‘Radio Kiss Kiss’, transmetuesi zyrtar i klubit blu u shpreh:

“Masimiliano Alegri ka një marrëdhënie të mirë me presidentin e Napolit Aurelio De Laurentis, flasin shpesh në telefon. Stoli i Napolit në rast se kapin Championsin? Epo, Napoli nuk është ndonjë skuadër dosido, mund të jetë një mundësi e mirë për të dhe klubin”.

Siç zbuloi ish-trajneri i Peskarës, ndër të tjera, në ‘Diego Armando Maradona’ ka disa lojtarë që Alegri i vlerëson veçanërisht: “Maksi pëlqen shumë Hirving Lozanon, por edhe Fabian Ruizin. Alegri tek Napoli me siguri do të ishte e bëshme, por gjithashtu do të varet nga programet dhe projektet e presidentit ”.