Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mezini shuplakë Bashës: PD – automjet privat “mos i fol shoferit”!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mezini shuplakë Bashës: PD – automjet privat “mos i fol shoferit”!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini ka kritikuar Bashën në një analizë për situatën brenda opozitës.

Sipas Mezinit, PD vuan prej muajsh nga një sindromë që për këtë parti është e panjohur, ndërsa shkruan se PD është kthyer tashmë në një parti “mos i fol shoferit, sepse përndryshe rrezikon të dalësh nga dritarja, pasi shoferi nuk mban përgjegjësi për humbjen e kontrollit të automjetit, përkundrejt përplasjeve”.

Po ashtu, Mezini sjell në vëmendje rënien e numrit të votuesve demokratë, teksa theksoi se 15 % e demokratëve kanë votuar në të gjithë vendin, që do të thotë se kanë refuzuar mbi 75 % e votuesve demokratë.

Pak kohë më parë, Mezini u përfshi në një debat me Jemin Gjana, audioja e së cilit u publikua në medie, ndërsa thuhet se Gjana kishte tentuar ta godiste atë.

SHKRIMI I MEZINIT:

Partia Demokratike prej muajsh është e sëmurë nga një lloj sindrome që në fakt për këtë parti nuk është e panjohur. Shumë kush mund të pyesë se për çfarë sindrome bëhet fjalë, cilën prej tyre sepse në kohë të ndryshme ajo vuan nga sindroma të ndryshme. Prej gjirit të saj janë larguar jo pak herë asete të çmuara dhe elemente karizmatik e të përkushtuar, të denjë për t’i dhënë kësaj force politike që sot njeh një elektorat besnik gjithmonë e më mosbesues ndaj lidershipit te saj, një statistikë numrash më optimistë nga çfarë kjo forcë politike numëron aktualisht. Sipas statistikave që paraqesin organizatat për rritjen e rolit në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor nëpërmjet depolitizimit, elektorati i Partisë Demokratike ka ardhur në rënie vitet e fundit ku dukshëm arsyet që evidentohen janë se votuesit e djathtë refuzojnë pjesëmarrjen në votime, një formë kjo e protestës ndaj lidershipit të saj, i cili nuk jep provabesueshmërie të mjaftueshme, sipas tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, nuk kanë votuar as 15 % e demokratëve në të gjithë vendin, që do të thotë se kanë refuzuar të votojnë mbi 75 % e votuesve demokratë. Ky është rezultati më i ulët në historinë pluraliste të partisë më të madhe opozitare, asaj Demokratike. Me të drejtë demokratët ngrenë pyetjen ngase vuan sot Partia Demokratike, që gjithmonë e më tepër rrezikon hemorragjinë duke u shfaq anemike përball kundërshtarit politik?

Në të tilla kushte, në vend që kjo parti që duhej të ishte partia e idealistëve dhe meritokratëve, e ideatorëve dhe vizionarëve, atyre që kishin ëndrrën sesi mendohet në liri dhe si përdoret argumenti për të debatuar në mirëkuptim të plotë, brenda forumeve qoftë në këndvështrime të ndryshme nga spektri i këndshikimit por me qëllimin e përbashkët atë të shëndoshjes dhe forcimit të peshës në elektorat apo në tregun politik, në fakt rezulton të jetë sëmurur rëndë nga sindroma e melenës apo hemorragjia e brendshme, që në këtë rast rezulton të jetë okulte ose e fshehtë.

Askush nuk di të thotë sot në PD, se cili është shkaku i kësaj sëmundje dhe arsyeja e mos marrjes së masave për të pushuar këtë hemorragji që po kërcënon PD. Partia sot, që në fakt duhej të ishte në llogoren e luftës, në vijë të parë për të mbrojtur interesin publik të gjithë shqiptarëve, jo vetëm demokratëve, ndaj keq qeverisjes së qëllimshme të një kryeministri të babëzitur në korrupsionin e tij galopant, ku në një vit buxhetor dëmi i shkaktuar financave publike është 820 milion euro në total i dyfishuar me një vit më parë, nuk lëviz as gishtin për të kryer detyrën minimale atë të një opozitarizmi të fortë dhe denoncues në rrugë dhe foltore ku shqiptarët t’i çonte në këmbë siç e meriton ky vend të qeveriset përsëmbari.

Partia Demokratike në kulmin e denoncimeve ndaj një ish-funksionari të lartë të shtetit dhe partisë kundërshtare që demokratët anatemuan me të drejtë se u vodhi zgjedhjet duke vendosur standarde të paprecedenta të shit blerjes së votave me para dhe vende pune, as që reagoi qoftë me protesta qytetare edhe pse situata ishte tejet alarmante për një vend të NATOS ku ministri i Brendshëm akuzohej për trafik droge. Paturpësisht të vetmet protesta para Kuvendit ishin ato në mbrojtje të të akuzuarit, të organizuara nga lobistët me te cilat ky pushtetar i akuzuar nga drejtësia ndau interesat e përfitimeve nga trafiku.

Opozita heshti!

Partia Demokratike sot është një automjet privat “mos i fol shoferit”, sepse përndryshe rrezikon të dalësh nga dritarja, pasi shoferi nuk mban përgjegjësi për humbjen e kontrollit të automjetit, përkundrejt përplasjeve. Kjo po ndodh sot me anëtarët e forumeve më të larta, qofshin anëtarë kryesie, të cilët evidentojnë përmes argumenteve gabimet e deri tanishme të lidershipit dhe u japin zgjidhje atyre përmes një platformë e cila as më pak e as më shumë është dora e shtrirë për punë të mëdha në këtë parti, në të ardhmen, ku të respektohen rolet dhe aftësitë e gjithsecilit dhe meritokracia të jetë guri i parë kilometrik i rrugëtimit drejt suksesit me elektoratin. Përndryshe partia rrezikon aneminë e plotë dhe atrofizimin e pashmangshëm të muskujve të saj, nga lulëzimi i neglizhencës për t’i ndaluar asaj hemorragjinë e brendshme.

Tags: BashësMezinimos i fol shoferitPDshuplake

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Nëpër shkurre dhe varreza, zbulohet stili i trafikantit shqiptar të kokainës që…

Nëpër shkurre dhe varreza, zbulohet stili i trafikantit shqiptar të kokainës që...

Rrëzohet aeroplani në Rusi, vdesin 6 persona. Shpëton fëmija 4 vjeç

Rrëzohet aeroplani në Rusi, vdesin 6 persona. Shpëton fëmija 4 vjeç

Video/Kush është shqiptari që iu bë atentat në Itali, ndalohen 3 persona

Video/Kush është shqiptari që iu bë atentat në Itali, ndalohen 3 persona

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com