Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Metamorfoza e kriminalitetit shqiptar, nga sasior në ‘cilësor’

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten, prandaj duhet ndërmjetësim

Nga: Ervis Iljazaj

Për shkak të disa vrasjeve të zhurmshme, madje spektakolare, të cilat shpesh ndodhin në zonat më të populluara të Tiranës apo në qendra të qyteteve të tjera, është krijuar ideja se krimininaliteti në vend në terma sasiorë është rritur.

Kjo për shkak edhe të mbulimit mediatik që marrin ngjarje të tilla, që zgjat me ditë të tëra, dhe që kthehen ndonjëherë si telenovela me seri. Në këtë kuptim, perceptimi i opinionit publik është se kriminaliteti në vend është gjithmonë në rritje.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Kriminaliteti në bazë të statistikave është në ulje. Kjo tendencë ka filluar qysh me qeverinë Berisha, e vazhdon ende me qeverinë Rama.

Për shembull, vrasjet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat ishin pjesë normale e komuniteteve atje, janë ulur ndjeshëm. Në ndonjë rast, nuk ekzistojnë fare.

Arsyeja e uljes të kriminalitetit, me ndonjë rast përjashtimor, nuk është aspak ashtu sikurse qeveri të ndryshme mundohen të na e paraqesin, si meritë e tyre.

Ulja e tij ka ardhur për shkak të fenomeneve dhe evolucionit të shoqërisë. Madje, kjo tendencë, nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por, edhe një fenomen europian e botëror. Amerikanët e quajnë The great decline of crime (rënia e madhe e krimit).

Kudo shifrat tregojë se krimi, apo më saktë viktimat e tij janë gjithmonë e më shumë e në ulje për dy arsye themelore.

Në radhë të pare, gjithmonë e më shumë njerëzit investojnë te siguria në mënyrë private.

Edhe në shoqërinë shqiptare, dukshëm investohet në këtë aspekt. Kompanitë e sigurimit janë shtuar ndjeshëm, bizneset marrin masa për sigurinë e tyre, shpeshherë të shoqëruara nga roje sigurimi apo mjete të tjera që përbëjnë atë. Shkolla, ambiente të ndryshme që ruhen nga roje private. Në këtë kuptim, ndërgjegjësimi i vetë njerëzve për t’i kushtuar rëndësi sigurisë së tyre, ka bërë që kriminaliteti në vend të ulet.

Në radhë të dytë, ashtu sikurse kudo, edhe në shoqërinë shqiptare, demokratizimi i vlerave dhe emancipimi i shoqërisë, ka bërë që njerëzit të kenë më shumë akses në të mira materiale dhe vlera morale, të cilat kanë rindërtuar konceptin dhe rëndësinë e jetës.

Mirëpo, përtej këtij rekordi pozitiv, shoqëria shqiptare po haset me një formë tjetër të kriminalitetit. Që ndoshta nuk karakterizohet nga sasia, por nga ‘cilësia’ e tij. Sot krimi në Shqipëri është më i sofistikuar, ose mund ta quajmë më ‘elitar’. Apo siç quhet ndryshe në vendet europiane, ‘krimi i veshur me kravatë’.

Në këtë aspekt, shteti shqiptar, po haset me një formë të ri kriminaliteti, të cilit ende nuk po di si t’i kundërpërgjigjet, ose në disa raste nuk do t’i përgjigjet. Sepse, përpara sofistikimit të krimit, në të gjitha aspektet që përmban ai, shteti shqiptar duket si një makinë e vjetër, e cila ecën ngadalë dhe harxhon shumë karburant pa qenë efikase.

Në fakt, vrasje të tilla spektakolare, ashtu sikurse ato të kohëve të fundit në Shqipëri, mund të ndodhin dhe kanë ndodhur kudo. Askush nuk mund të thotë të kundërtën. Sepse, nëse një person e ka bërë llogari të marrë jetën e një tjetri, askush nuk mund ta ndalë, sado të larta të jenë masat e sigurisë. Këtë fakt e tregojnë vrasjet e personave të rëndësishëm, deri edhe te presidentët që kanë ndodhur në vende më të sigurta të botës.

Për të gjykuar punën e policisë dhe strukturave të shtetit, nuk është thelbësor parandalimi i tyre, se sa zbulimi i tyre. Dhe, për sa u përket vrasjeve më të bujshme në Shqipëri, që nuk është rasti për t’i përmendur, pasi janë të ditura për të gjithë, ende nuk kemi autorë të arrestuar. Sofistikimi i krimit shqiptar dallohet edhe në këtë aspekt.

Kështu që, për të luftuar vërtet krimin në Shqipëri, ka nevojë për një logjikë të re, për një mentalitet të ri dhe një organizim policor të ri. Tipare të cilat kanë nevojë për një vullnet të hekurt.

Shoqëria shqiptare, e cila ka meritë për uljen e kriminalitetit në vend, ashtu sikurse u përmend më lart, me sa duket i mbetet detyra të luftojë edhe krimin e sofistikuar, nëpërmjet qytetarisë dhe demokracisë së saj./Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajkriminaliteti shqiptarshqiperia

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Kush janë 10 vendet ku konsumohet më shumë bukë për frymë në një vit

Kush janë 10 vendet ku konsumohet më shumë bukë për frymë në një vit

“Gati lista me 250 persona”, paralajmërimi i fortë nga Ministria e Brendshme

"Gati lista me 250 persona", paralajmërimi i fortë nga Ministria e Brendshme

Greqia dhe Turqia në një konflikt të hapur, kjo anije kthehet në ‘mollë sherri’

Greqia dhe Turqia në një konflikt të hapur, kjo anije kthehet në ‘mollë sherri’







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Transporti urban në Kosovë rifillon punën pas grevës njëjavore
Kosovo

Transporti urban në Kosovë rifillon punën pas grevës njëjavore

by mirseda
08:44 | 03/12/2025
0

Pas grevës 1-javore, Transporti Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga sot. Në njoftim thuhet...

Administrata Trump pezullon kërkesat për emigracionin nga 19 vende

Administrata Trump pezullon kërkesat për emigracionin nga 19 vende

08:17 | 03/12/2025
Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

22:42 | 02/12/2025
I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com