Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne të organizuar në Presidencë, Meta tha:

“Sot me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.

Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar, i shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë. I veshur me kostum kombëtar shqipëtar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.

Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë.

Vasil Laçi nuk ishte i shtyrë nga ideologjitë e kohës.  Por, diçka tjetër shumë më e madhe dhe më e fortë e shtyu Vasilin të kryente atë akt patriotik.  Ky ishte vetëm ideali dhe ndjenjat e krenarisë kombëtare. ‘E bëra për Shqipërinë!’ tha ai gjatë torturave dhe përpara ekzekutimit. Një guxim i tillë i dha zemër një populli të tërë dhe shërbeu si frymëzim për Lëvizjen Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, duke sjellë çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë nga pushtuesit.

Madhështia e vërtetë e gjestit të tij është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues. Se çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie. Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli.

Një shqiptar zemërluan tronditi një nga perandoritë më të mëdha të kohës. Vasil Laçi mbetet hero edhe i ditëve të sotme. Duke i kujtuar brezave se liria nuk dhurohet por fitohet.  Se çdo formë tiranie kërkon qëndresë, reagim individual por edhe kombëtar.

Një popull që harron të kaluarën nuk e gjen dot rrugën për të ardhmen e tij për liri.

Ndaj edhe ne duhet të edukojmë më shumë brezat e rinj mbi historinë e heronjve tanë që ata të mësojnë dhe kuptojnë se sa e shtrenjtë ka qenë dhe është liria që ne gëzojmë sot.

Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie. Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet.

Populli shqiptar është një popull i pasur pasi ka në gjirin e vet të rinj e të reja, punëtorë dhe intelektualë, njerëz të zakonshëm të cilët e duan Shqipërinë dhe do përballen gjithnjë kundër çdo tiranie, madje njerëzit e thjeshtë japin shembujt më të mirë kur elitat korruptohen me tiranitë vendase apo të huaja.

‘E vetmja gjë që lejon të keqen të triumfojë është kur njerëzit e mirë vendosin të mos bëjnë asgjë,’ – tha shtetari dhe filozofi britanik Edmund Burke. ‘Rroftë Shqipëria e lirë!’ ishte thirrja e fundit e Vasil Laçit, e cila vazhdon të bëjë jehonë edhe sot.

Ne nderojmë e krenohemi me të gjithë heronjtë tanë, por edhe me njerëzit e thjeshtë të mrekullueshëm, trima e patriotë që ka Shqipëria, të cilët në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të tyre nuk do lejojnë kurrë të shtypen e dhunohen më nga asnjë tirani.

Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë”.

 

Tags: dekoraten e flamurit kombetardekoronilir metavasil lacin

TË LIDHURA

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal
Politikë

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

20:28 | 14/11/2025
Next Post
Kursi i këmbimit/ Paundi fiton 1 pikë brenda natës

Kursi i këmbimit/ Paundi fiton 1 pikë brenda natës

Reforma në Drejtësi/ Shehi: Deklaratat e Yuri Kim në adresë të Ramës

Reforma në Drejtësi/ Shehi: Deklaratat e Yuri Kim në adresë të Ramës

Harta e të ardhurave në Shqipëri, qyteti më i pasur dhe më i varfër

Harta e të ardhurave në Shqipëri, qyteti më i pasur dhe më i varfër







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

by mirseda
21:16 | 14/11/2025
0

Mesatarisht, çdo 5 minuta paraqitet një traumë në urgjencën e ish-spitalit ushtarak, aq sa shpesh autoambulancat nuk...

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

20:28 | 14/11/2025
Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

19:23 | 14/11/2025
Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

18:46 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com