Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Meta vlerëson heroin Arjan Sala me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Meta vlerëson heroin Arjan Sala me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroin Arjan Sala, i cili humbi jetën pak javë më parë teksa u fut mes zjarrit në një magazinë për të shpëtuar 20 kolegë të tij.

Kreu i Shtetit i akordoi Arjan Salës dekoratën e lartë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

Në fjalën e tij me këtë rast, Meta duke iu drejtuar familjarëve dhe miqve të të ndjerit Arjan Sala, të pranishëm në ceremoninë solemne, u shpreh se njerëz të tillë si Arjan Sala i bëjnë nder kombit.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroin Arjan Sala (pas vdekjes), i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar jetët e punonjësve dhe kolegëve nga zjarri në “Casa Italia”.

Kreu i Shtetit i akordoi Arjan Salës dekoratën e lartë me motivacionin:“ Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

Në fjalën e Tij me këtë rast, Presidenti Meta duke iu drejtuar familjarëve dhe miqve të të ndjerit Arjan Sala, të pranishëm në ceremoninë solemne, u shpreh:

“Të dashur familjarë dhe miq të heroit tonë Arjan Sala, të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj.

Kam detyrimin të organizoj sot këtë ceremoni solemne për t’i akorduar titullin e lartë ‘Dekorata e Artë e Shqiponjës’, Arjan Salës, njeriut tuaj më të dashur, që i tregoi mbarë Shqipërisë shembullin e shkëlqyer të përgjegjshmërisë dhe ndjenjës më të lartë qytetare e humane ndaj detyrës, ndaj kolegëve, por mbi të gjitha të dashurisë për njerëzit.

Ndajmë bashkë me ju familjarët e tij dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme, ashtu sikurse jemi krenarë për veprën e tij sublime.

Njëkohësisht jemi të bindur se përmes këtij akti, pavarësisht pasojave tragjike me humbjen e pazëvendësueshme për familjen e tij, Arjani na ka dhënë një shembull të gjithëve, se si duhet të sakrifikojmë dhe se si duhet të tregojmë dashurinë për njëri-tjetrin.

Vepra heroike e Arjanit imponon respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre që ai u shpëtoi jetën.

Në një kohë kur shoqëria jonë po vuan plagën e rëndë të braktisjes së vendit, sidomos nga të rinjtë, Arjani tregoi se ky vend ka njerëz të mëdhenj, të cilët kanë dhe familje të mrekullueshme, që i kanë edukuar fëmijët e tyre siç kanë edukuar prindërit Arjanin, me dashurinë e pafund për atdheun, për njerëzit dhe me ndjenjën e lartë të detyrës.

Ndaj dhe natyrshëm, mijëra mesazhe solidariteti, dedikime, e ngushëllime nga njerëz të panjohur janë shprehur për të, si një reagim dhe një dhimbje e pamasë njerëzore.

Kemi të gjithë dhimbje dhe trishtim për këtë humbje që nuk duhet të kishte ndodhur. Arjani sakrifikoi jetën e tij në moshën më të bukur, për të shpëtuar kolegët dhe njerëzit në luftë me flakët. Ky është hero i ditëve tona të vështira, është një frymëzim për të ardhmen dhe një mësim për të gjithë egoistët që nuk shikojnë përtej interesave të tyre.

Sot ne nderojmë dhe kujtojmë Arjanin, si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, si shembull i mirësisë dhe vlerave më të larta humane dhe njerëzore.

Mbi vetëflijimin e tij, duhet të punojmë që të ndërtojmë, një shtet më të fortë, një shtet më njerëzor, një shtet më të dhimbsur, një shtet më social dhe një shtet më reagues, sidomos në momentet e fatkeqësive

Një shtet që jo vetëm nuk i braktis njerëzit në nevojë dhe momentet më të vështira, por që është i përgatitur për t’i përballuar këto momente.

Ky shembull dhe kjo humbje e madhe e njeriut tuaj më të dashur, por dhe e njeriut tonë të paharruar, Arjan Salës, të këtij shqiptari të madh, meriton të jetë gjithmonë i kujtuar si bashkëkombës i ‘Nënë Terezës’.

Sepse ka bërë një akt të jashtëzakonshëm, kur mund të gjente çdo lloj justifikimi.

Jemi këtu edhe për Aronin djalin 4-vjeçar dhe do t’ia themi gjithmonë që të jetë krenar që është Aron Sala, sepse emrin e babit të tij tani e dinë gjithë dhe do ta kujtojnë gjithmonë të gjithë shqiptarët.

Ne babin nuk ia kthejmë dot Aronit, por detyrimi ndaj atij personalisht, ndaj bashkëshortes, familjes Sala, e kemi të gjithë.

I dashur Aron, ti nuk ke për t’u ndjerë kurrë jetim në jetë sepse të gjithë do të kujdesemi në çdo moment për ty, duke nisur nga unë i pari.

Por të jesh krenar se falë babait tënd Shqipëria sot mund të kishte disa dhjetëra jetimë të tjerë.

T’i edukojmë fëmijët me dashurinë për njerëzit, me dashurinë për familjen, me dashurinë për atdheun, me dashurinë për Shqipërinë, në mënyrë që vendi ynë të ketë një të ardhme të begatë, ashtu siç e meritojnë të gjithë shqiptarët.

Në mënyrë që Shqipëria të jetë edhe më njerëzore dhe të jetë gjithmonë një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët.

I përjetshëm kujtimi i këtij heroi, i cili do të mbahet mend gjithmonë si një hero i vërtetë, si një hero i gjallë me shembullin e tij, vet mohimin e tij dhe mësimin, që na ka dhënë të gjithëve”

Tags: arjan salaDekoratëilir meta

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
”Jam lodhur nga pandemia”/ Jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë në Austri

''Jam lodhur nga pandemia''/ Jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë në Austri

Bilanc negativ në Shqipëri/ Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi

Koronavirusi: 234 raste të reja, ulet numri i të shtruarve në spitale

Përplasja me armë në Mamurras, policia jep njoftim zyrtar: Ja çfarë ndodhi

Përplasja me armë në Mamurras, policia jep njoftim zyrtar: Ja çfarë ndodhi







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com