”Jam lodhur nga pandemia”/ Jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë në Austri

Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga posti i tij.

Ai i njoftoi qeverisë dorëheqjen me arsyetimin se ndihet i lodhur dhe i mbingarkuar nga pandemia, shkruan The Guardian.

Unë nuk dua të torturoj vetveten,” tha Anschober, 60 vjeç, në një deklaratë për njoftim të shkurtër për media, duke shtuar se ai kohët e fundit ka vuajtur nga probleme të presionit të gjakut dhe lodhje.

Ai do të largohet të hënën me një pasardhës që pritet të emërohet menjëherë. Austria deri më tani ka pasur 578,950 raste me koronavirus dhe 9,706 viktima.