Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Meta vlerëson deputetin rumun me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta vlerëson deputetin rumun me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”

Me anë të një ceremonie të veçantë, Presidenti Ilir Meta çmoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” deputetin e Parlamentit të Rumanisë, Bogdan-Alin Stoica: “Në vlerësim të kontributit të çmuar të dhënë në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Për mbështetjen e pakursyer dhënë nëpërmjet Shoqatës ‘Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë’ (ALAR), si organizata përfaqësuese e pakicës kombëtare të shqiptarëve të Rumanisë dhe në cilësinë e anëtarit të Parlamentit të Rumanisë. Me mirënjohje shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave më të mira të kulturës, historisë dhe traditave të shqiptarëve në Rumani, si dhe për ndihmesën e vyer në drejtim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar”.

Gjatë fjalës së tij drejtuar personaliteteve të pranishëm në këtë ceremoni, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Kam nderin e veçantë të organizoj sot këtë ceremoni solemne, për t’i akorduar Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” mikut të shqiptarëve, deputetit të Parlamentit të Rumanisë, z. Bogdan Alin Stoica, një personalitet i respektuar në politikën rumune.

Sot e vlerësojmë me mirënjohje për mbështetjen dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave më të mira të kulturës, historisë dhe traditave të shqiptarëve në Rumani, si dhe për ndihmesën e vyer në drejtim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar.

Është e pakursyer mbështetja e tij dhënë nëpërmjet Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), objektivi i së cilës është përfaqësimi i interesave të pakicës shqiptare atje, që renditet e dyta në mesin e pakicave kombëtare në Rumani, si në drejtim të promovimit dhe ruajtjes së identitetit etnik, kulturor e gjuhësor, ashtu edhe në planin politik.

Deputeti Bogdan-Alin Stoica është mjaft aktiv edhe në promovimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë midis popullit rumun dhe atij shqiptar.

Nga viti 2018, ky deputet promovon në mënyrë aktive jo vetëm komunitetin shqiptar në Rumani, por edhe imazhin e Shqipërisë dhe kombit tonë, duke qenë nënkryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Republikën e Shqipërisë.

Në zgjedhjet e dhjetorit 2020, kandidati i ALAR u rizgjodh për një mandat të dytë duke marë pothuajse 10,000 vota më shumë.

Për t’u vlerësuar është gjithashtu dhe aktiviteti i shoqatës ALAR për numrin e madh të veprimtarive kulturore, botimeve të librave, revistave, CD-ve me muzikë tradicionale shqiptare, apo festivaleve që u kushtohen shqiptarëve të Rumanisë, ngjarjeve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe përvjetorë të personaliteteve shqiptare.

Përveç të tjerash, do të doja të veçoja vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj-Kastrioti Skënderbeu, në qytetin e Krajovës, organizimin e përvitshëm të ditëve të kulturës shqiptare në Rumani dhe ngjarje të tjera të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë sot, është për Dr. Luan Topçiu, shkrimtar, përkthyes dhe ish-diplomat, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, fitues i Çmimeve Kombëtare, si dhe Kalorës i Urdhrit për “Merita Kulturore” të akorduar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në aktivitetin e Qendrës Kulturore Shqiptare, ku ai është koordinator.

Të nderuar pjesëmarrës,

Më lejoni t‘i referohem dhe të vlerësoj kontributin e vyer të shqiptarëve të Rumanisë ndër shekuj, në afrimimin e kulturës dhe historisë shqiptare, në ndihmesën që ata iu ofruan studiuesve të huaj për studimet e tyre për shqiptarët, dhe veçanërisht, edhe në zhvillimet politike dhe pavarësimin e Shqipërisë. Shqiptarët e mërguar në Rumani, duke pasur mundësi për organizim, filluan të angazhoheshin për zgjidhjen e çështjes që ata e quanin të shenjtë – çështja kombëtare.

Në Bukuresht në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XIX u formuan shoqëritë Drita dhe Dituria, u themelua shkolla e parë normale shqipe, në vitin 1907 Asdreni shkroi vjershën “Betimi mbi flamur”, e cila u bë Himn Kombëtar.

Në po të njëjtin vit, u formua Dega e Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, në Konstancë.

Një ngjarje tjetër e shënuar në historinë e popullit shqiptar si datë me rëndësi të jashtëzakonshme është 5 nëntori i vitit 1912. Dhe në këtë ditë në hotelin “Kontinental” në Bukuresht, me procesverbal u vendos që të shpallet Pavarësia e Shqipërisë, aty u zgjodh delegacioni nga radhët e kolonive shqiptare, i cili së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Vlorë.

Të gjitha këto shërbejnë si themele të forta në miqësinë ndërmjet popujve tanë. Duke ju inkurajuar që ta thellojmë edhe më shumë këtë miqësi, unë ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, dhe uroj që të kemi sa më shumë aktivitete të tilla të përbashkëta!

 

Tags: Bogdan-Alin StoicaKalorës i Urdhërit të FlamuritMeta

TË LIDHURA

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji
Aktualitet

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Next Post
Një president si Alfred Moisiu!

Një president si Alfred Moisiu!

“Rama propozoi bashkëshorten për Presidente”, reagon Berisha

“Rama propozoi bashkëshorten për Presidente”, reagon Berisha

Udhëheqësit e G7 do të mbajnë video-konferencë me Zelenskyn të dielën

Udhëheqësit e G7 do të mbajnë video-konferencë me Zelenskyn të dielën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com