Presidenti Ilir Meta u ka uruar një ditë të mbarë sot të gjithë shqiptarëve, me një foto ku shikohet krah tenorit të njohur shqiptar Kastriot Tusha.
Meta në postimin e tij shkruan:
Nuk mund ta filloja më bukur ditën sot. Një kafe me Kastriot Tushën, tenorin tonë të shquar dhe zërin e mrekullueshëm të këngës mbarëkombëtare.
Duke i uruar edhe 100 vite të tjera të bukura!