Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta: Pakti me Greqinë, çështje delikate. S’bëhem pjesë e cenimit të Kushtetutës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta: Pakti me Greqinë, çështje delikate. S’bëhem pjesë e cenimit të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp, lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Greqi.

Më herët, Meta bëri publike letrën e dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm, Bushatit, me qëllim qartësimin e opinionit publik.

Në fjalën e tij, Meta tha se sjellja dhe kontributi ndaj kësaj çështje do jetë i bazuar vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila ka përcaktuar qartë rolin dhe kompetencën e presidentit në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Fjala e Metës:

Më lejoni të filloj me një deklaratë për opinion publik dhe më pas jam i hapur për çdo pyetje. Po detyrohem sot jashtë dëshirës time, të bëj publike përgjigje lidhur me kërkesën e ministrisë së jashtme me palën greke, me qëllim qartësimin e opinionit publik për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Duke theksuar rëndësinë me çdo shtet, dua të theksoj mbështetjen dhe angazhimin tim për këtë marrëveshje. Është e domosdoshme të ketë transparencë të plotë në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese. Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi ndaj kësaj çështje do jetë i bazuar vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila ka përcaktuar qartë rolin dhe kompetencën e presidentit në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Kushtetuta dhe vendimi i gjykatës kushtetuese mbi këtë çështje janë jo vetëm për presidentin e republikës, vija kyçe e detyrueshme për zbatim.Kam patur takime me të gjithë kolegët e nderuar që kanë shërbyer si presidentë para meje dhe me Kodhelin e Shehun, për t’i njohur me këtë situatë dhe për të shkëmbyer mendime.

Presidenti nuk mundet të firmosë një letër të bardhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sikurse është në letrën që i kam dërguar ministrit.

A po e përdorni këtë çështje për politikë të brendshme? A po e shtyni ju këtë çështje në kohë, dhe a ndiheni në presion nga ministri i Jashtëm Bushati dhe Rama?

Nuk do doja të kisha dalë në një konferencë për këtë çështje, por për shkak të betimit tim, për respektimin e Kushtetutës jam i detyruar të marr të gjitha përgjegjësitë që përcakton Kushtetuta për këtë çështje. Presidenti nuk mund t;’i anashkalojë këto detyrime kushtetuese.

Një president që bën një shkelje të tillë nuk meriton të rrijë asnjë sekondë në detyrë. Kjo ka qenë çështja më e debatueshme në 10 vitet e fundit, qëllimi nuk ka qenë të bëjë lojë politike më një çështja kaq serioze dhe delikate.

Nënshkrimi i marrëveshjes do kontribuonte për thellimin e krizës. Edhe praktikat kanë qenë në vijim të kësaj logjike dhe të këtij përcaktimi që ka bërë GJK vetëm për këtë çështje.

Duke respektuar qëndrimin e opozitës, njëkohësish respektoj dhe qëndrimin e qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje për negociata të reja. Por dua të theksoj se ka një vendim të gjykatës Kushtetuese që është një vijë e kuqe për të gjithë. Është detyrë e Presidentit për të respektuar këtë vendim të gjykatës Kushtetuese.

Presidenti nuk synon të bëjë dhe atë rol që ia jep Gjykata Kushtetuese, pra që të ulet dhe të drejtojë bisedimet, gjë që do të tregonte mungesë besimi tek pala tjetër. Por presidenti ka për qëllim që t’i përmbahet gjykatës Kushtetuese. Presidenti nuk është ai që do të përcaktojë se kush do të shkojë aty. Të gjitha ata janë njerëz të shtetit dhe janë të besueshëm. Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë e cila ka nevojë të saktësohet.

Presidenti nuk mund të vihet para faktit të kryer nga askush, është i palodhur dhe i pagjumë për të garantuar interesin shtetëror dhe kombëtar. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë të sigurt, vetëm kur çdo institucion njeh kufijtë e veprimit të tij dhe respekton kufijtë e çështjeve të tjera.

Nuk dëshiroja të bëja publike as letrën e presidentit drejtuar ministrisë.

Sa i takon kërkesës që ka bërë ministria, ndodhet këtu. Unë nuk kam vullnetin të bëj publike qëndrim të institucioneve të tjera. Lidhur me ligjin që thatë ju, nuk ka ligj mbi Kushtetutën dhe mbi vendimin e GJK. Presidenti është betuar për Kushtetutën, nuk është betuar për ligje apo interpretime apo teknikalitete dhe marifete, të cilat devijojnë përgjegjësitë Kushtetues të përcaktuara qartë për presidentin. Autorizimi, plotfuqi, negociata, të gjithë janë instrumente që kanë të bëjnë me delegimin e besimit që presidenti jep për mbrojtjen e interesit shtetërore. Qeveria ka të drejtë të lidhë marrëveshje edhe pa autorizimin e presidentit të Republikës. Në rast se qeverisë nuk i pëlqen ky vendim i GJK, ajo ka mundësinë ta çojë në GJK dhe të bëhet një vendim i ri që përcakton rolin e presidenti apo qeverisë në marrëveshje të tilla ndërkombëtarë, ose të bëjë votat për të përjashtuar presidentin nga përgjegjësitë  e tij për një marrëveshje të tillë.

Presidenti është këtu për të bashkëpunuar me qeverinë dhe institucione të tjera, në mbrojtje të interesit shtetëror dhe kombëtar dhe në interes të forcimit të marrëdhënieve me Greqinë.

Për të mos përsëritur ato gabime që janë bërë në vitin 2009, kam një përgjegjësi sepse kjo është marrëveshje që duhet të mbyllet me sukses. Roli i negociatorëve është vendimtar.

Emrat e negociatorëve/ Mos është arritur një marrëveshje para se ajo të arrijë te presidenti?

Publikimi ka ndodhur jashtë dëshirës time, por është në përgjigje të shumë qëndrimeve apo spekulimeve që unë kam vënë re, e për të sqaruar përgjegjësitë e presidentit. Do të ishim një shtet edhe më pak seriozë, nqs nuk do të jemi të sinqertë, të hapur me partnerët për ato mundësi që ne kemi për të realizuar këtë marrëveshje.

Jemi në kohë për të garantuar një proces normal të marrëveshjes. Secili duhet të bëjë detyrën e tij dhe shpresoj të mos jetë e nevojshme të dal sërish për këtë çështje. TIRANA TODAY

Tags: çështjedelikatee cenimitme GreqineMetapaktipjesëS'bëhemtë Kushtetutës

TË LIDHURA

22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali
Aktualitet

22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali

19:03 | 10/06/2025
Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt, tension në Këshillin Bashkiak
Aktualitet

Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt, tension në Këshillin Bashkiak

18:50 | 10/06/2025
“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje
Aktualitet

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje

17:47 | 10/06/2025
Next Post
Bunkerët, dëshmi e së kaluarës komuniste në Shqipëri

Bunkerët, dëshmi e së kaluarës komuniste në Shqipëri

Diskutimet Shqipëri-Greqi/Meta i “frikësuar” mbledh ish-presidentët

Negociatat e detit me Greqinë, Meta: Pse s'dua të drejtoj bisedimet

Foto/Angela Merkel ndryshon kreun e CDU, sjell një të besuarën e saj

Foto/Angela Merkel ndryshon kreun e CDU, sjell një të besuarën e saj

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Shqipëri Letoni pesë herë pa fitues kush do e thyejë barazinë
Sport

Shqipëri Letoni pesë herë pa fitues kush do e thyejë barazinë

by mirseda
19:11 | 10/06/2025
0

Në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Letonisë, asnjëra skuadër nuk ka arritur të dalë fituese në...

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Japoni

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Japoni

19:07 | 10/06/2025
22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali

22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali

19:03 | 10/06/2025
Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt, tension në Këshillin Bashkiak

Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt, tension në Këshillin Bashkiak

18:50 | 10/06/2025
Romancë e re për Sarën, ndjekësit të habitur nga fotoja

Romancë e re për Sarën, ndjekësit të habitur nga fotoja

18:29 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com