Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta mban pezull Ramën dhe Bushatin, ja kushtet për plotfuqishmërinë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta mban pezull Ramën dhe Bushatin, ja kushtet për plotfuqishmërinë

Pas takimeve dhe konsultimeve me ish-presidentët, Ilir Meta merr vendimin. Presidenti nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk përmirësohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.

Mësohet se kreu i Shtetit, Ilir Meta do t’i drejtohet me një shkresë ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për t’i shprehur gjithë problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë.

Ndërkohë, burime për Panorama pohojnë se për shkresën në fjalë do të vihen në dijeni edhe Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë. Kujtojmë, se në shkresën e dërguar në 12 shkurt në Presidencë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur me ecurinë e negociatave me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqishmërisë për një grup negociator të qeverisë, për të konkretizuar marrëveshjen.

Në të njëjtën kërkesë, Bushati informonte Presidentin se pjesë e grupit negociator do të ishin përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, por pa saktësuar emrat që qeveria do t’i besojë marrëveshjen me palën greke.

Një tjetër kërkesë që kreu i shtetit pritet t’i drejtojë Bushatit për dhënien e plotfuqishmërisë, do të jetë edhe përfshirja e përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Ministrisë së Drejtësisë në grupin negociator.

TRANSPARENCA

Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke. Burime nga Presidenca, saktësojnë se në të gjithë takimet konsultuese që Meta zhvilloi me paraardhësit e tij, Nishani, Topi, Moisiu, Mejdani dhe Berisha iu kërkua që qeveria të bëjë transparente negociatat me palën greke.

Kjo transparencë do të konsiderohet e nevojshme për kreun e shtetit, në një kohë që në median greke, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë deklaruar se kanë përmbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Do të duhet përmbushja e këtyre kërkesave nga qeveria shqiptare që Presidenti Meta të firmosë dhënien e plotfuqishmërisë për grupin negociator shqiptar që do të punojë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Greqinë.

Tags: dhe BushatinJa kushtetmbanMetapër plotfuqishmërinëpezullRamën

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Humb tragjikisht jetën adoleshentja shqiptare në Itali

Humb tragjikisht jetën adoleshentja shqiptare në Itali

SHBA, sanksione të tjera kundër Rusisë

SHBA, sanksione të tjera kundër Rusisë

Më në fund, Rozana dhe Fiori flasin për sherrin, arsyeja që i mbajti 6 muaj pa folur

Më në fund, Rozana dhe Fiori flasin për sherrin, arsyeja që i mbajti 6 muaj pa folur







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

by mirseda
23:01 | 06/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku është goditja e...

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Pezullimi i Ballukut/ Kushtetuesja zbardh vendimin, trupa e ndarë 4 me 4.

Pezullimi i Ballukut/ Kushtetuesja zbardh vendimin, trupa e ndarë 4 me 4.

22:29 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com