Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta dekoron të mbijetuarit/Njihuni me historitë makabre që fsheh kampi i Tepelenës

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Meta dekoron të mbijetuarit/Njihuni me historitë makabre që fsheh kampi i Tepelenës

Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare është një përkujtim për viktimat e regjimit komunist dhe atyre që arritën të dalin të gjallë nga persekutimi hoxhist.

E tillë ishte edhe Drande Jakja. Ajo  jetoi edhe gati 70 vjet të tjera pas vdekjes së të birit. Jetoi një shekull,  ndërsa historia e saj e pazakontë do ta kalojë shekullin e jetës së saj.

Ajo ruajti 7 javë  pranë vetes trupin e pajetë të të birit në kampin e Tepelenës. Një histori që duket se vjen nga kampet naziste por që në fakt ka ndodhur bash në Shqipëri.

Ajo u dekorua dje pas vdekjes nga presidenti i vendit Ilir Meta. Një dekorim, që është shumë pak për të dhe për vetë historinë e viktimave të regjimit komunist, ku fajtorët ende akoma të lirë dhe nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për krimet e tyre.

Tepelena u rikthye dje në kujtesë, kur u organizua Dita Muze/Memorial në Tepelenë. Në një ditë të gjatë, konceptuar me simpoziume shkencore, performancë artistike, ekspozita dokumentare, dëshmi dhe koncerte, një vend i veçantë iu rezervua nderimit të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. N

ë prani të të mbijetuarve apo të të afërmve të viktimave të përndjekjes komuniste, Presidenti i Republikës Ilir Meta nderoi me Titull për Merita të Veçanta Civile, disa nga simbolet e mbijetesës dhe të dhimbjes. Mes tyre janë tri nëna, që jeta u rezervoi fatin e tmerrshëm, të varrosin e zhvarrosnin me duart e tyre fëmijët e mitur, që vdekja ua mori në kampet e shfarosjes.

“Duke vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës që i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin, këto personalitete frymëzuese vlerësohen në Tepelenë, vendin ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të humanizmit të njerëzve të thjeshtë. Kjo në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe si përgjegjësi e shoqërisë së sotme për rivlerësimin e këtyre figurave, në një ditë kujtese e reflektimi”, tha ndër të tjera Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në ceremoninë e zhvilluar dje në mbrëmje në Tepelenë, Presidenti i Republikës dekoroi gjithashtu dy gra malësore, dy gra të forta, që nuk u ndalën për 55 vjet, deri sa rigjetën eshtrat e bijave të tyre të vdekura në Turan të Tepeleës.




Ato janë Gjelë Gjikola dhe Mrikë Gjikola që humbën fëmijët 3-vjeçarë në internim. Fëmijëve iu sigurua një vend prehjeje i identifikueshëm dhe pas gjysmë shekulli, nënat e tyre rifituan të drejtën për ta kujtuar fëmijën njerëzisht. Historia e Drande Jakjas, e dekoruar pas vdekjes, ka rrëqethur këdo që e ka dëgjuar.

Një malësore trimëreshë, e cila në një sakrificë mbinjerëzore zhvarrosi fëmijën 2-vjeçar që ndërroi jetë në kamp dhe e ruajti për 7 javë me radhë pranë vetes, për ta marrë nga kampi, rikthyer në vendlindje dhe varrosur denjësisht pranë gjyshit të vet, sipas zakonit, në një bashkëjetesë gati të pabesueshme të jetës me vdekjen. Lek Pervizi është një tjetër i mbijetuar i Tepelenës, që ashtu si At Zef Pllumi, ka rrojtur për me tregue, atë që sytë i kanë parë në kampin e Tepelenës, por jo vetëm kaq. Ai i ka të dokumentuara ato përmes vizatimeve, të cilat u ekspozuan dje në Tepelenë.

I dënuar nga 1945 deri në 1990, në Berat, Tepelenë, Porto-Palermo, Kamzë, Lushnjë, Kuç me heqjen e të gjitha të drejtave, bashkë me familjen e vet, Leka përshkoi një kalvar të gjatë internimesh dhe burgu, ku humbi gjyshen, nënën, vëllanë dhe ku edhe krijoi familje me një vajzë, që i mbijetoi Tepelenës, Gjyljana Malajn. “Shërbimi që i ka bërë Leka historisë lidhet me dëshmitë e gjalla që ai i ka sjellë deri në të sotmen, ku duke përdorur thëngjill e laps ka dokumentuar me saktësi akribike figura, ndërtesa, situata, portrete dhe njerëz. Në kushtet në të cilat u realizua ky dokumentim, mungesës së mjeteve bazë për mbijetesë, pikturat e tij të kampeve marrin vlerë të shtuar për informacionin që përcjellin në të sotmen nga një dëshmitar okular.

Të dhënat që vijnë nga vizatimet e tij shprehin pa interpretuar gjendje, njerëz dhe situata të papërsëritshme me qartësinë dhe besnikërinë e një fotografie. Skicat, vizatimet dhe pikturat e tij janë botuar si dëshmi e së shkuarës dhe homazh për ata që nuk ia dolën”, u shpreh Presidenti Meta. Vetë leka ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së dekorimit, po ashtu edhe Gjela me shpirtin e copëtuar, ndërsa në emër të Mrikës, e cila fatkeqësisht po kalon orë të vështira shëndetësore, ishte e pranishme, e bija, Age Totaj, ndërsa në emër të nënës heroinë Drandes, ishte i biri, Nika.

Tags: dekoronfemijetfshehhistoritëKampimakabrembijetuaritMetanenaTepelenëstrivarrosën

TË LIDHURA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

22:45 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi
Aktualitet

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Next Post
“The Economist”: Pse Shqipëria është e para në botë për përdorimin e kokainës (Video)

“The Economist”: Pse Shqipëria është e para në botë për përdorimin e kokainës (Video)

Transportonte 7 kg kanabis, “Bradasheshi” arreston në flagrancë 37-vjeçarin (Video)

Transportonte 7 kg kanabis, “Bradasheshi” arreston në flagrancë 37-vjeçarin (Video)

Aksident në Sarandë, vdes turistja. Rëndë i shoqi

Aksident në Sarandë, vdes turistja. Rëndë i shoqi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com