Kyriakos Mitsotakis është betuar sot si kryeministri i ri i Greqisë. Ndërkohë presidenti Ilir Meta e ka uruar përmes një bisede telefonike për postin e ri.
Meta shprehet shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë.
“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.
Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë .
Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”, shkruan Meta.