Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta-Berisha, sinjal për një aleancë të dytë. Zbulohet pakti i fshehtë kundër Ramës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta-Berisha, sinjal për një aleancë të dytë. Zbulohet pakti i fshehtë kundër Ramës

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë shfaqur ditën e djeshme sërish krah njëri-tjetrit. Të martën presidenti dhe ish-kryeministri ishin në promovimin e librit publicistik, të ish-drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli.

Ndërkohë që dje Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në përkujtimoren e mbajtur për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Këto takime nuk janë rastësi, pasi është një mesazh i qartë se pas aleancës Basha-Kryemadhi, tanimë ka edhe një aleancë të re Meta-Berisha.

Kreu i shtetit asnjëherë nuk e ka fshehur afeksionin për Berishën, por duket se takimet e fundit mes tyre janë mesazhe të koduara edhe për simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se Meta është krah doktorit.

Ndërsa ajo që e forcon më tej këtë aleancë të re mes presidentit dhe ish-kryeministrit, ka të bëjë me lëvizjen më të fundit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Gazeta mësoi se Meta dhe Berisha janë “kumbarë” të afrimit të PDIU-së në kampin opozitar, pasi dy ditë më parë janë takuar me Shpëtim Idrizin, ku i kanë dhënë dakordësinë dhe garancinë këtij të fundit që t’i bashkohej minorancës.

Thënë më drejtë, frenat e opozitës në të vërtet i ka binomi Meta-Berisha, dhe jo dyshja Basha-Kryemadhi. Ndërkohë nga ana tjetër, gazeta mësoi se disa deputetë të Partisë Demokratike janë rreshtuar kategorikisht kundër afrimit të PDIU-së së Idrizit në kampin opozitar. Pra duket qartë se Meta e Berisha po shkojnë drejt një pakti të dytë mes tyre kundër Ramës.

Berisha flet në aktivitetin për Hajdarin

Në Simpoziumin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari, mes shumë personalitetesh ka folur edhe me ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha u shpreh se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Në këtë kontekst, Berisha vuri në dukje faktin se Hajdari u vra nga shteti me uniformë. “Kjo nuk është ditë përkujtimore në kuptimin që në rast se ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes unë them se është Azem Hajdari. Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në çdo moment me jetën e tij. Megjithatë, atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq. Por nesë ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun. Azemi ishte një tribun ne çështjen kombëtare”, deklaroi ai.

Meta vlerëson Hajdarin

Me superlativa për ish-deputetin Hajdari ka folur edhe Presidenti Ilir Meta. Teksa e cilësoi Hajdarin si figurë të përmasave epokale, Meta theksoi se ishte në gen demokrat. “Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, deklaroi ai. (gazeta Sot)

Tags: BerishakoalicioniMeta

TË LIDHURA

Babai përdhunonte të bijën që nga mosha 5 vjeç, nëna: “Të kalbet në burg”
Aktualitet

Babai përdhunonte të bijën që nga mosha 5 vjeç, nëna: “Të kalbet në burg”

11:37 | 01/07/2025
SPAK dyshon për korrupsion: Zbulohet shuma dhe personi te çifti Meta-Kryemadhi
Politikë

SPAK dyshon për korrupsion: Zbulohet shuma dhe personi te çifti Meta-Kryemadhi

11:02 | 01/07/2025
Skandali në Shkodër/ Kapet me arsenal armësh dhe drogë, arrestohet i dyshuari
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

10:21 | 01/07/2025
Next Post
Kadare kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Kadare kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Tërmet në Shqipëri, ja ku u ndjenë lëkundjet

Tërmet në Shqipëri, ja ku u ndjenë lëkundjet

Juncker: Nacionalizmi është një gënjeshtër e madhe

Juncker: Nacionalizmi është një gënjeshtër e madhe

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Babai përdhunonte të bijën që nga mosha 5 vjeç, nëna: “Të kalbet në burg”
Aktualitet

Babai përdhunonte të bijën që nga mosha 5 vjeç, nëna: “Të kalbet në burg”

by mirseda
11:37 | 01/07/2025
0

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos....

Gold AG bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin dhe gjininë e fëmijës

Gold AG bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin dhe gjininë e fëmijës

11:32 | 01/07/2025
SPAK dyshon për korrupsion: Zbulohet shuma dhe personi te çifti Meta-Kryemadhi

SPAK dyshon për korrupsion: Zbulohet shuma dhe personi te çifti Meta-Kryemadhi

11:02 | 01/07/2025
Pas aludimeve për një lidhje me Semi Jaupaj, reagon Lumbardhi

Pas aludimeve për një lidhje me Semi Jaupaj, reagon Lumbardhi

10:47 | 01/07/2025
Skandali në Shkodër/ Kapet me arsenal armësh dhe drogë, arrestohet i dyshuari

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

10:21 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com