Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Mësues për Shqipërinë”/Renditet e para, por shteti e lë papunë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Mësues për Shqipërinë”/Renditet e para, por shteti e lë papunë

Ermira Shehaj nga Ballshi, mësuese në shkollën “Besëlidhja, denoncon se pas 10 vjetësh punë në këtë shkollë në lëndën e bio-kimisë, për të cilën është diplomuar, e kanë nxjerrë jashtë profilit pa të drejtë. Ermira tregon se ka dalë e para në portalin e rrethit Mallakastër e Fier, por aktualisht është me kontratë 3-mujore dhe jep edukim fizik.

Pas disa ankesave, Zyra Arsimore Mallakastër ka marrë urdhër të sistemojë në punë Ermirën. Drejtoresha e shkollës, Etilda Dishaj thotë se ishin shumë mësues bio-kimie, ndaj u sakrifikua Ermira Shehaj.

Në komunikimin me drejtuesin e ZA Mallakastër, ky i fundit i kërkon gazetares autorizim. Pas një situate në kufijtë e absurdit, kreu i ZA, Gentian Dervishi thotë se Ermira Shehaj ka dalë jashtë profilit nga shkolla e tani mund të aplikojë për mësuese ndihmëse ku ka nevojë…?!

“Quhem Ermira Shehaj. Kam studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Biologji – Kimi. Në vitin 2008 kam ardhur në shkollën 9 – vjeçare “Besëlidhja”. Jam emëruar mësuese definitive për lëndët Biologji – Kimi dhe pas 10 vitesh pune, ku në profil isha mbi 50 % të orëve të mia, u vendos që unë duhet të largohesha jashtë profilit padrejtësisht.

Këtë vit janë bërë emërimet për mësues – ndihmës, ku shumë mirë mund të isha futur dhe unë, pasi jam e kualifikuar me shkallën e dytë të kualifikimit, “shumë mirë”, pra 10 – vjeçar.  

Dhe më kryesorja, jam fituese e portalit, e para me pikë nga lëndët e mia, por jo vetëm, edhe nga të gjithë lëndët e tjera të mësuesisë në Mallkastër dhe po ashtu në qarkun Fier.

Por aktualisht jam përsëri me kontratë 3 – mujore, duke dhënë lëndën e Edukimit Fizik.

Pas ankimimeve që kam bërë në Zyrën Arsimore Mallakastër, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në Komisionerin e Mbrojtjes për Diskriminim, përgjigjia që është kthyer është që vendi i parë i mundshëm që do të hapet, unë duhet të rregullohesha patjetër, jo si kryefamiljare, por sepse e meritoj, duke qenë e para në listë, e renditur nga portali “Mësues për Shqipërinë”.  

Gazetarja e emisionit “STOP” i është drejtuar shkollës “Besëlidhja” në Ballsh për të komunikuar me drejtoreshën e saj, Etilda Dishaj.

“Kur unë jam emëruar drejtuese e shkollës, më është kërkuar që të bëj zbatimin me përpikmëri të udhëzimit”, shprehet drejtoresha, e cila shton se në këtë shkollë kanë qenë 3 mësues bio-kimie, por nuk ka patur ngarkesë. Sipas udhëzimit, Dishaj ka ndarë ngarkesën, duke respektuar normën mësimore e duke mbajtur të punësuar ish – nëndrejtorin e shkollës dhe një mësuese tjetër. Por mësuese Shehaj thotë se nëndrejtori ka ardhur më pas, ndaj nuk kishin pse të sakrifikonin atë.

E pyetur nga gazetarja se përse konkurojnë mësuesit në portal kur nxirret i pavlefshëm, drejtoresha thotë se për këtë mbajnë përgjegjësi organet e tjera, të cilat e menaxhojnë.

Ndaj gazetarja e emisionit “STOP” dhe denoncuesja iu drejtuan Zyrës Arsimore Mallakastër për të marrë një përgjigje nga drejtuesi i këtij institucioni.

Drejtori ZAM – Nga ju, dua urdhrin e punës dhe …

Gazetarja – Shumë bukur! Jam gazetare e emisionit “Stop” dhe do ta shohësh veten tek “Stop”.

Drejtori ZAM – Jam shumë i gëzuar! Por, dua autorizimin!

Gazetarja – Po, nuk kam! Nuk shkoj me autorizim unë.

Drejtori ZAM – Atëherë, jeni të paligjshëm, që keni ardhur këtu.

Gazetarja – Jo, jo…unë kam ardhur me logon e Klanit, dhe sipas nenit 4, të së Drejtës së Informimit, je i detyruar, përderisa ke këtë post publik, të më përgjigjesh.

Drejtori ZAM – Në rast se jeni nga Klani dhe emisioni “Stop”, ju dua urdhrin e punës dhe autorizimin! Të lutem!

Gazetarja – Më falni! Drejtori i ZA-së, i nderuar, keni pirë ndonjë gjë? Se folëm bashkë më përpara, lamë një takim.

Drejtori ZAM – Unë, unë?! Mua mos më ofendo dhe mos më thuaj: ke pirë! Do të lutem, nuk të përgjigjem për asnjë gjë!

Gazetarja – Në dorë kam Komisionin e Disiplinës, pika 1 ( shkresa)… Komisioni i Disiplinës, Pika 1 : “Duke pasur parasysh gjendjen familjare të ankueses, rekomandojmë që nga ana e ZA-së Mallakastër, të studiohet mundësia e sistemimit, sa më të shpejtë të zonjës Shehaj! Pse nuk e keni sistemuar në profilin Biologji?

Drejtori ZAM – Zonja Shehaj është në punë pa ndërprerje.

Gazetarja – Po është me kontratë, është me kontratë.

Drejtori ZAM  – Do t’ju lutem, mund të dilni?

Gazetarja – S’dal! S’dal!

Drejtori ZAM – Më sillni autorizimin pra!

Gazetarja – Çfarë autorizimi?

Drejtori ZAM – Do të dal unë. Juve rrini në zyrë!

Gazetarja – Pse do të dalësh?

Drejtori ZAM – Do të dal unë, pra…

Gazetarja – Po dil! Dil, nëqoftëse nuk e mban këtë post! Dil!

Drejtori ZAM – Më fal, të lutem! Më sillni autorizimin, që jeni e emisionit “Klan”, të lutem!

Gazetarja – Ja!

Drejtori ZAM –  Nuk është kjo!

Gazetarja – Po, kjo pra është. Kjo është.

Drejtori ZAM – Nuk është kjo. Më sillni autorizimin!

Gazetarja – Po, nuk është ky argumenti.

Gazetarja – Pse nuk ke zbatuar Komisionin e Disiplinës… Komisioneri për Mbrojtjen…

Drejtori ZAM – Të lutem! Nuk të jap sqarim!

Gazetarja – Do të ma japësh! Sepse je i detyruar, ke një post publik.

Drejtori ZAM – Ia kam thënë zyshës, ia kam thënë…

Gazetarja – Pse nuk e ke ekzekutuar? Zysha është e para në portal.

Drejtori ZAM – Do t’ju lutem të mos veproni kështu!

Gazetarja – Eshtë e para në portal, në Mallakastër…

Drejtori ZAM – Të lutem, po të kërkoj diçka ligjore: Dua autorizimin tuaj, që jeni përfaqësuese …

Gazetarja – S’kam autorizim.

Drejtori ZAM – Atëherë, nuk të përgjigjem sot.

Gazetarja – Dakord!

Drejtori ZAM – Merrni autorizimin dhe paraqituni!

Gazetarja – Po s’mund të vij unë kur të kesh ti dëshirë.

Drejtori ZAM – Të vij unë tek emisioni “Klan”.

Gazetarja – Jo, s’ke pse vjen fare. Ekzekuto këtë ti që të mos vish!

Drejtori ZAM – Të lutem zonja Odeta! Të lutem, të thashë!

Gazetarja – Uau…pse më njihkeni ju? Po ju s’më njihnit mua!

Drejtori ZAM – Po pra se edhe kemi folur në telefon.

Gazetarja – Po të them, njerëzore, hajde ulemi që të flasim si dy njerëz të kulturuar…

Drejtori ZAM – Absolutisht!

Gazetarja – Unë në pozicionin tim…

Drejtori ZAM – Zysha nga momenti që e ka prekur reforma e deri më sot nuk ka ndenjur asnjë ditë pa punë.

Gazetarja – Po është me kontratë, more Drejtor!

Drejtori ZAM – Po! Me kontratë.

Gazetarja – Eshtë jashtë profilit.

Drejtori ZAM -Po, pra!

Gazetarja – Jep Edukimin Fizik.

Drejtori ZAM – Po pra, shumë mirë!

Gazetarja – Po si more, e thua me të madhe ti! Ajo ka mbaruar Bio-Kimi.

Drejtori ZAM – Në rast, se do të ketë filluar, një mësuese për Bio-Kimi nga portali …

Gazetarja – Ka filluar..ka filluar.

Mësuesja – Ju keni sjellë dikë tjetër tek shkolla ime, edhe ajo është për Bio-Kimi.

Drejtori ZAM – Aha, ok!

Mësuesja – Elisabeta Niçaj!

Gazetarja – E keni njoftuar Komisionerin lidhur me mundësinë e sistemimit të zonjës Shehaj?

Drejtori ZAM – Do të lutem, mund të hysh pa kështu … pa kamera, të flasim diçka bashkë? Mund të flasim paraprakisht?

Gazetarja – Dëgjo, se për mua si gazetare, kjo lloj sjellje e jotja është “skup”! Do të flasësh tamam? Të të nxjerr siç duhet?!

Drejtori ZAM – O Odeta, tani …

Gazetarja – Siç ke vepruar.

Drejtori ZAM – Tani, mund të të …

Gazetarja – Jo! Nuk më ofendon ti mua!

Gentian Dervishi, drejtori i Zyrës Arsimore Mallakastër, vendosi të pranojë të përgjigjet para stafit të emisionit “STOP” në lidhje me padrejtësinë që i është bërë mësuese Shehaj.   

“Në kuadër të reformës që është bërë në sistemin arsimor parauniversitar, urdhrit numër 63 të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Mësuesja është prekur nga reforma, vlerësimi i dosjeve nuk ka qeë në Zyrën Arsimore, por është bërë në shkollën “Besëlidhja”. Është vlerësuar dhe ka dalë si mësuese jashtë profili”.

Drejtori i ZAM tregon se një shkollë ka bërë kërkesë për mësuese-ndihmëse për një nxënës me aftësi të kufizuara dhe se ai mund ta sugjerojë mësuesen, meqënëse është i pranishëm edhe emisioni “STOP”.

Ndërkohë që shkolla “Besëlidhja” ka bërë kërkesë për mësues – ndihmës, por ZAM është duke studiuar, pasi jo të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara do të mund të kenë mësues – ndihmës.

Drejtori ZAM – Mundësinë, për t’ju dhënë një kafe? Se keni ardhur nga larg ë …

Gazetarja – Nuk … nuk u sollët mirë me ne. Mirupafshim! Nuk e meritoni!

Drejtori ZAM – Mirë, ok!

Gazetarja – Gjithë të mirat!

Gazetarja rikthehet në shkollën “Besëlidhja” për të pyetur drejtoreshën e saj sesa nxënës kanë nevojë për mësues – ndihmës. Ajo tregon se në shkollë janë shtuar 4 nxënës me aftësi të kufizuara, ndaj i ka bërë kërkesë për Zyrës Arsimore Mallakastër për mësues – ndihmës, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të mësuesve fitues në portal, Reshat Dervishi thotë se në momentin e parë që do të kërkohet mësuese Bio – Kimie, Ermira Shehaj do të punësohet. Kjo e fundit tregon se në shkollën “Besëlidhja” është punësuar një mësuese Bio – Kimie si mësuese – ndihmëse. Dervishi shprehet se Zyra Arsimore ka një komision psiko-social që i përzgjedh ndihmës-mësueset, ndaj nuk është përgjegjësia e tij.

Tags: “Mësues për Shqipërinë”e parapapunerenditetshteti

TË LIDHURA

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron
Aktualitet

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

13:15 | 09/07/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

12:37 | 09/07/2025
Finalizohet operacioni policor “Gjuricaj”/Përfundon në pranga 37-vjeçari, kultivoi 150 bimë narkotikë
Aktualitet

Finalizohet operacioni policor “Gjuricaj”/Përfundon në pranga 37-vjeçari, kultivoi 150 bimë narkotikë

11:43 | 09/07/2025
Next Post
Johanssen heroi i Suedisë, Ventura me një këmbë në humnerë (Video)

Johanssen heroi i Suedisë, Ventura me një këmbë në humnerë (Video)

20 kuriozitete që do t’ju lënë me gojë hapur

20 kuriozitete që do t’ju lënë me gojë hapur

Çfarë ka ndodhur më 11 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 11 nëntor?

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron
Aktualitet

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

by mirseda
13:15 | 09/07/2025
0

Përgjigjet zyrtare nga autoritetet konfirmojnë një realitet të dhimbshëm për ndotjen me naftë të Vjosës. Kompanitë shtetërore...

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

12:37 | 09/07/2025
Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

12:06 | 09/07/2025
KOSOVA NË DREJTIM TË PADITUR/ Dështon edhe përpjekja e 44-t për ngritjen e Kuvendit të ri

KOSOVA NË DREJTIM TË PADITUR/ Dështon edhe përpjekja e 44-t për ngritjen e Kuvendit të ri

11:58 | 09/07/2025
Ndarja me Fifin, flet Adisi

Ndarja me Fifin, flet Adisi

11:52 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com