pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetmeritbetmeritbetmeritbetmeritbetcasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 11 nëntor?

9 vjet ago
in Të Gjitha

11 Nëntor 1918- Përfundon Lufta e Parë Botërore

Në orën 11 në, ditën e 11-të, të muajit të 11-të të vitit 1918, përfundon zyrtarisht Lufta e Madhe. Në orën 5 të mëngjesit, Gjermania, nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me aleatët në një vagon treni në rrathinat e Compiegne në Francë. Lufta e Parë Botërore, shkaktoi vdekjen e mbi 9 milionë ushtarëve, dhe plagosjen e 21 milionë të tjerëve, me Gjermaninë, Rusinë, Austro-Hungarinë, Francën dhe Britaninë e Madhe, që humbën secila më shumë se 1 milionë jetë njerëzish.

Përveç kësaj, të paktën 5 milionë civilë vdiqën nga sëmundjet, uria ose bombardimet.

Më 28 qershor 1914, në një ngjarje që konsiderohet gjerësisht si shkaktarja e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Arkiduka Franz Ferdinand, trashëgimtari i perandorisë Austro-Hungareze, qëllohet për vdekje së bashku me gruan e tij në Sarajevë nga Gavrilo Princip, një nacionalist serb.

Vjena fajësoi qeverinë serbe për sulmin, dhe shpresonte të përdorte incidentin si një justifikim, për zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të nacionalizmit sllav. Më 28 korrik, Austria-Hungaria i shpalli luftë Serbisë. Rusia dhe Franca dhe më pas Britania u rreshtuan në krah të Beogradit, ndërsa Gjermania zgjodhi të mbështesë Vjenën.

Pjesa më e madhe e njerëzve në Evropë, e pritën me entuziazëm këtë luftë, duke supuzuar se ajo do të fitohej brenda disa muajsh. Por deri në fundin e vitit 1914, kishin vdekur në fushën e betejës mbi 1 milionë ushtarë nga kombësi të ndryshme, dhe as për aleatët dhe as fuqitë qëndrore nuk shihnin në horizont ndonjë fitore përfundimtare.

Në Frontin Perëndimor – vija e frontit që u shtri në të gjithë Francën dhe Belgjikën veriore – ushtarëtu vendosën përballën njeri-tjetrit në një luftë të tmerrshme llogoresh. Hyrja e SHBA në luftë në vitin 1917, ndryshoi rrënjësisht balancat, duke i dhënë fitoren aleatëve.

Lufta e Parë Botërore, u shpall si “lufta që i kishte vënë kapak të gjitha luftërave”, për shkak të kasaphanës dhe shkatërrimit të madh që shkaktoi. Mjerisht, traktati i paqes që i dha zyrtarisht fund konfliktit  – Traktati i Versajës i vitit 1919 – imponoi kushte tejet të rënda ndaj Gjermanisë, çka e destabilizoi Evropën dhe hodhi themelet e Luftës së Dytë Botërore.

11 Nëntor 1821 – Lind shkrimtari i mirënjohur rus Fjodor Dostojevski

Veprat letrare të Dostojevskit, eksplorojnë psikologjinë njerëzore në atmosferat e trazuara politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së shekullit XX-të, dhe trajtojnë një sërë tematikash realiste filozofike dhe fetare. Ai filloi të shkruante që në të njezatat e tij, dhe romanin e parë “Njerëz të mjerë” e boton në vitin 1846.

Veprat e tij më të vlerësuara përfshijnë “Krim dhe ndëshkim” (1866), “Idioti” (1869), “Djajtë” (1872), dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Shumë kritikë letrarë, e vlerësojnë atë si një nga psikologët më të mëdhenj të letërsisë botërore. Romani i tij i vitit 1864, “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, konsiderohet të jetë një nga veprat e para të letërsisë ekzistencialiste. Librat e tij, janë përkthyer në më shumë se 170 gjuhë të botës.

Dostojevski u ndikua nga një shumëllojshmëri filozofësh dhe shkrimtarësh, si Pushkini, Gogol, Shekspir, Dikens, Balzak, Lermontov, Hygo, Platoni, Servantest,  Hegel, Shiler etj. Shkrimet e tij, ndikuan në një numër po aq të madh të shkrimtarëve të mëvonshëm, duke përfshirë rusët Aleksandër Solzhenicin dhe Anton Çehov, si dhe filozofë si Fridrih Niçe dhe Zhan Pol Sartër.

11 Nëntor 1855 – Vdes filozofi danez Soren Kierkegaard

Kierkegaard, cilësohet gjerësisht si filozofi i parë ekzistencialist. Ai shkroi tekste kritike mbi krishtërimin, moralin, etikën, psikologjinë dhe filozofinë e fesë, duke përdorur shpesh metaforën, ironinë dhe shëmbëlltyrat. Pjesa më e madhe e veprës së tij filozofike, merret me çështjet se si çdokush jeton një “individ i vetëm”, ​​duke i dhënë përparësi realitetit konkret të njeriut mbi mendimet abstrakte, dhe duke vënë theksin tek rëndësia e zgjedhjes personale dhe angazhimit. Disa nga idetë kyçe të Kierkegaard-it, përfshijnë konceptin e “të vërtetave subjektive dhe objektive”, ndarjes së kujtimeve, zemërimin, besimin si pasion dhe tre fazat në rrugën e jetës.

11 Nëntor 1973 – Bashkimi Sovjetik, njofton se në shenjë proteste kundër rrëzimit të qeverisë së presidentit marksist kilian, Salvador Allende, ekipi i tij kombëtar i futbollit nuk do të shkonte për të luajtur një ndeshje në Kili më 21 nëntor, në kuadër të çerefinaleve të Kupës së Botës.

Pas këtij refuzimi, FIFA e skualifikoi ekipin sovjetik nga Kampionati Botëror. Kjo ishte hera e parë në historinë e botërorëve, që një ekip bojkotonte një ndeshje për shkak të çështjeve politike. Ndeshja e parë midis dy ekipeve ishte luajtur në Moskë në shtator të po atij viti, dhe kishte përfunduar 0-0.

11 Nëntor 1500 – Luigi XII i Francës dhe Ferdinandi II i Aragonës, nënshkruajnë Traktatin e Granadës, duke rënë dakord të ndajnë mes tyre Mbretërinë e Napolit.

11 Nëntor 1673 -Zhvillohet beteja e dytë e Kohtin në Ukrainë. Një ushtri e përbashkët polako-lituaneze nën komandën e Jan Sobieskit, arrin të mposhtë një ushtri osmane. Në këtë betejë, u përdorën me sukses raketat e prodhuara në mënyrë artizanale nga Kazimierz Siemienoëicz.

11 Nëntor 1918 – Jozef Pilsudski, merr pushtetin suprem ushtarak në Poloni – dita e parë e pavarësisë së Polonisë.

11 Nëntor 1960 – Një grusht shteti ushtarak kundër presidentit Ngo Dinh Diem në Vietnamin e Jugut, shtypet brenda pak orësh.

11 Nëntor 1961 – Trembëdhjetë ushtarakë të Forcave Ajrore Italiane, të vendosur në Kongo si pjesë e forcës paqeruajtëse të OKB-së, masakrohen për vdekje nga një turmë vendasish në Kindu.

11 Nëntor 1965 – Në Rodezi (Zimbabe e sotme), qeveria e bardhë e pakicës, e drejtuar nga Ian Smith, shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

11 Nëntor 1992 – Sinodi i Përgjithshëm i Kishës Anglikane, voton pro lejimit të grave për t’u bërë priftëriesha.

11 Nëntor 2000 – 155 skiatorë, gjejnë vdekjen kur një teleferik merr zjarr në një tunel alpin në Kaprun të Austrisë.

11 Nëntor 2004 – Organizata për Çlirimin e Palestinës, konfirmon vdekjen e udhëheqësit të saj historik, Jasser Arafatit, nga shkaqe të paidentifikuara. Pak minuta në vonë, Mahmoud Abbas konfirmohet si kryetari i ri i OÇP-së.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 11 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 11 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 11 nëntor 2017

Video/ “Në Shqipëri njerëzit vriten. Ne s’jemi kriminelë”-Drama e familjes shqiptare në SHBA që rrezikon dëbimin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com