E premte, 30 Korrik, 2021
36.5 C
Tirana

Messi i suksesshëm edhe jashtë fushe, zbret nga froni Ronaldon

Lionel Messi pas një forme fantastike rinovoi edhe me ekipin e Barcelonës duke u bërë edhe futbollisti më i paguar. Por për yllin argjentinas të ardhurat kanë qenë mjaft të mëdha këtë vit edhe në fushën e marketingut, pasi sipas revistës prestigjioze franceze, “France Football”, sulmuesi argjentinas i Barcelonës është lojtari më i paguar në botë për sezonin 2017-2018.

“France Football”, e cila ka përcaktuar listën e futbollistëve që kanë përfituar më shumë të ardhura financiare, e ka bazuar studimin e saj te paga bruto e futbollistëve, shpërblimet dhe të ardhurat nga kontratat me kompanitë publicitare, të përfituara gjatë këtij sezoni.

Nga përllogaritjet rezulton se, Messi e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove, më saktësisht ai përfiton 126 milionë euro. Argjentinasi e zbriti në vendin e dytë Cristiano Ronaldon, kryesuesin e vitit të kaluar. Ylli i Realit të Madridit ka siguruar 94 milionë euro për këtë sezon.

Podiumin e plotëson braziliani Neymar, që ka përfituar 81.5 milionë euro këtë sezon. Klasifikimi vijon me një tjetër futbollist të Realit të Madridit, Gareth Bale, i pozicionuar në vendin e katërt me 44 milionë euro, duke lënë pas qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, me 29 milionë euro.

Për sa u përket trajnerëve, sipas “France Football”, më i paguari për këtë sezon është tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, me 26 milionë euro, i ndjekur nga Marcelo Lippi i përfaqësueses kineze, me 23 milionë në vendin e dytë, si dhe Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid, me 22 milionë euro.

Pesëshja e trajnerëve më të paguar për sezonin 2017-2018 plotësohet nga Zinedine Zidane i Realit të Madridit dhe Pep Guardiola i Manchester City, që kanë siguruar respektivisht 21 dhe 20 milionë euro të ardhura.

Lexo edhe :   Nostalgji futbolli/ Henry flet për Messin: "Nuk di nëse Ronaldo do e bënte..."
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koka*na në kutitë e picave/Pronarja e makinës ishte një grua

Detaje të reja janë mësuar sa i takon aksionit të zhvilluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u prangosën 5 persona, dhe 1...

Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit

Nga Blendi Kajsiu (*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’.) Kritika që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi i bëri Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në krah...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës

Pas refuzimit për t'i pritur në zyrë dhe për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit...

Chelsea shijon golat e tij, Armando Broja gati për sfidat e shtatorit

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat...

Brazil/ Rio De Janeiro vaksinon banorët e getos si pjesë e një programi pilot

Mijëra banorë të një lagjeje të varfër në qytetin brazilian të Rio de Janeiros duhet të vaksinohen kundër koronavirusit në një projekt pilot. Projekti do...